2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

29 Maj 2017, përvjetori i ngadhënjimit të Stambollit

Më të lexuarat

Çdo vit 29 maj kremtohet si Dita e Ngadhënjimit të Stambollit nga sulltan osman Mehmeti Ngadhënjimtari (Mehmet Fatih) më 29 maj 1453.

Zgjerimin dhe forcimin e vërtetë Perandoria Osmane e arriti duke marrë territoret bizantine. Si pasojë e ngadhënjimeve në Anadoll dhe Rumeli, Bizanti ishte kthyer në një qytet-shtet të përbërë vetëm nga Stambolli.

Në vitin 1453 sulltani osman Mehmeti II e rrethoi Stambollin me një ushtri të madhe, pasi qëndrimin e qytetit në duart e Bizantit ai e shikonte si një kërcënim për sigurinë e Perandorisë Osmane. Në sajë të teknologjisë dhe topave që ushtria osmane përdori gjatë këtij rrethimi të gjatë më 29 maj 1453 u arrit ngadhënjimi i Stambollit.

Kështu Stambolli u bë kryeqyteti i Perandorisë Osmane. Ngadhënjimi i Stambollit, i cili i dha fund mesjetës dhe hapi epokën e re, nxiti në Perëndim lëvizjet reformuese dhe të rilindjes duke ndikuar kështu thellësisht historinë botërore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit