2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

26 REBEL KURD TË VRARË NË OPERACIONET USHTARAKE NË TURQI

Më të lexuarat

Përfundojnë operacionet ushtarake në Malin Kato.

Në katër ditët e fundit ushtarët turq kanë vrarë 26 rebel kurd, në një ofensivë që përfshinë mbi 2 mijë trupa si dhe aeroplanët luftarakë F-16, në të dy anët e kufirit turko-irakian, pas sulmit tradhtar të organizuar nga rebelet kurd. në provincën Beytüşşebap të Şırnakut.

Në këto operacione 2 ushtarë ranë në krye të detyrës ndërsa 5 të tjerë mbetën të plagosur.

Bëhet e ditur se të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën.

Ndërkaq bëhet e ditur se vazhdojnë operacionet në Shemdinili.

Operacionet janë përqendruar kryesisht në Malin Goman dhe në zonën rurale të Zorgeçit dhe Derexhikut.

Nga ana tjetër, 7 rebel kurd. janë dorëzuar tek forcat e sigurisë në Shërnak.

Prefekti i këtij rrethi, Vahdettin Özkan njoftoi se 7 rebeleve kurd mes të cilëve kishte edhe një grua, të cilët ishin arratisur nga kampet që gjenden në veri të Irakut, u dorëzuan tek forcat e sigurisë në afërsi të provincës Silopi.

Ai bëri të ditur se vazhdon marrja në pyetje e rebeleve kurd.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit