Në Agjencinë për Punësim në Maqedoni tashmë gati se nuk ka mjekë të lajmëruar për punësim, pasi shumica prej tyre kanë braktisur vendin.
228 mjekë janë larguar nga Maqedonia gjatë 18 muajve të fundit. Të gjithë ata, por edhe mjekë të tjerë pritet të largohen jashtë vendit, për një rrogë më të mirë.Në Agjencinë për Punësim në Maqedoni tashmë gati se nuk ka mjekë të lajmëruar për punësim, pasi shumica prej tyre kanë braktisur vendin, duke parë ofertat më të mira që ofrojnë vendet e BE-së. Shqetësimet sot janë paraqitur nga Shoqata e Mjekëve Privat. Sipas tyre, pronarët e ambulantave private kanë probleme për të gjetur mjekë për angazhimin e tyre dhe funksionimin e ambulancave. Kryetarja e kësaj shoqate, dr. Lili Çolakova – Dervishova theksoi se për çdo ditë has në raste që ambulanca private janë në kërkim të mjekëve në Maqedoninë Lindore. Nga kjo shoqatë kanë alarmuar se nëse vazhdon kjo politikë qeveritare në shëndetësi, edhe mjekët e tanishëm nëpër institucionet vendore shëndetësore mund të braktisin vendin.