-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

22 mijë persona mbesin pa shtëpi nga tërmetet në Itali

Më të lexuarat

Mbi 1.100 goditje pasuese janë regjistruar në Italinë qendrore pas tërmetit të fuqishëm me intensitet prej 6,5 ballë sipas shkallës së Rihterit, goditja më e fuqishme në vend që prej vitit 1980, njofton DPA.

“Ky është një ferr i vërtetë, goditjet nuk ndalen”, deklaroi Marco Rinaldi, prefekt i qytetit Ussita, i cili është rrafshuar me tokë nga tërmeti i së dielës.

Dëme të mëdha ka në rajonin e Castelsantangelo sul Nera. “Gjithçka është shkatërruar këtu, ajo që nuk është shkatërruar, është jostabile”, deklaroi prefekti i këtij vendi të banuar, Mauro Falcucci.

Kryeministri italian, Matteo Renzi e vizitoi dje rajonin dhe premtoi se Qeveria do të bëjë gjithçka është në fuqinë e saj për t’i ripërtërirë vendbanimet.

“Nuk kemi shkop magjik, por disi do ta arrijmë atë, madje edhe sikur të na marrë shumë kohë”, shtoi ai.

Renzi premtoi edhe lëshim të shpejtë të ndihmës për dhjetëra mijë persona, të cilët kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Për momentin 22 mijë njerëz jetojnë në strehimore të përkohshme, por llogaritet se numri i njerëzve pa kulm mbi kokë është shumë më i madh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit