-Turqia mes viteve 2015-2017 do të japë një ndihmë prej 200 milionë dollarësh për rindërtimin e Gazës dhe në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të Palestinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, Turqia do të realizojë në bazë të projekteve paketën e ndihmës prej 200 milionë dollarësh në kuadër të angazhimit në Konferencën e Donatorëve e cila u zhvillua më 12 tetor 2014 në Kajro.
Në lidhje me përdorimin e shumës u theksua se ajo do të koordinohet nga Ministria e Jashtme me institucionet dhe organizatat relevante. Projektet që të përgatiten për periudhën 2016-2017, duke u treguar në të njëjtën periudhë të projekt-buxhetit është rënë dakord që të transferohen në buxhetin e institucioneve zbatuese.
Gjithashtu me qëllim të përcaktimit të qëndrueshmërisë së koordinimit të nevojshëm të projekteve që mund të zbatohen në vitin 2015, theksohet se projektet në përgjithësi do të jenë të orientuar drejt zhvillimit dhe janë formuar në bazë të nevojave të popullit palestinez.
Në këtë kontekst, theksohet se është parashikuar që të kenë prioritet projektet të ngjashme si në shëndetësi, arsim, ujë, mbështetje e karburantit emergjent, rinovimi i banesave të shkatërruara, miell dhe ushqime.