2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

20-vjeçari i mbyllur në trupin 160-vjeçar

Më të lexuarat

Në moshën 20-vjeçare, britaniku Dean Andrews është i riu “më i moshuar” që i ka mbijetuar ndonjëherë një sëmundje të rrallë, që e bën që një vit jetë të jetë i barazvlefshëm me tetë në plakjen trupore.

Ndonëse ka jetuar vetëm dy dekada, britaniku vuan nga sindroma e quajtur “Hutchinson-Gilford” dhe në të vërtetë, është i mbyllur në trupin e një 160-vjeçari.

Andrews është vetëm një prej tre të prekurve nga sindroma në Britaninë e Madhe dhe një prej 74 rasteve që jetojnë me këtë problem në të gjithë botën.

”Nuk e kam lejuar kurrë sëmundjen që të më mposhtë. Jam përpjekur të bëj gjithçka që bën një moshatar i imi dhe ndonëse kam dështuar pothuajse gjithmonë, të paktën kam tentuar”, shprehet 20-vjeçari.

”Familja ime gjithmonë më ka mbështetur dhe kam patur fatin të kem gjithashtu miq mjaft të mirë. Jam shumë i lumtur për jetën që kam patur, ndonëse e di që nuk mund të mbijetoj edhe për shumë kohë”.

Biologjikisht 160 vjeç, 20-vjeçari që ka befasuar mjekët me jetëgjatësinë e tij, ka arritur të jetojë pak a shumë si çdo adoleshent.

Ai ka mësuar të ngasë makinën, ka qenë i lidhur, ka bërë katër tatuazhe në trup, madje realizoi edhe një kurs për mekanik. Megjithatë, u detyrua ta braktiste pas pak kohësh, pasi nuk ishte më në gjendje fizike të realizonte detyrat e tij./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit