3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

20 metoda dhe udhëzime që të duan njerëzit…

Më të lexuarat

1- Fillo i pari me selam dhe përshëndetje ndaj tjerëve, sepse selami e rehaton dhe qetëson tjetrin.
2- Buzëqeshu, sepse buzëqeshja ka ndikim magjepsës dhe i afron zemrat e njerëzve.
3- Shfaq interesimi dhe respekt për tjetrin dhe sillu me njerëzit sikur dëshiron ata të sillen me ty.
4- Njerëzit kanë gëzime dhe mërzi, merr pjesë në to.
5- Kryej nevojat e tjerëve arrin te zemra e tyre, sepse njerëzit anojnë kah ata që u kryejnë punë.
6- Fali gabimet e tjerëve dhe le të dominon te ti shpirti tolerant.
7- Pyet për atë që mungon dhe shpreh kujdes për te kjo të garanton afërsi dhe përfitim të zemrave të tyre.
8- Jep dhurata edhe nëse janë të lira, sepse vlera e dhuratës është emotive e jo materiale.
9- Shfaqe dashurinë dhe deklaroje, sepse shprehjet e dashurisë e robërojnë zemrat.
10- Ji artist në ofrimin e këshillës dhe mos e shndërro në turpërim.
11- Bisedo me tjerët rreth temave që e preokupojnë, sepse njeriu anon kah ai që bisedon me te në lidhje me temat që e preokupojnë.
12- Ji optimist, pozitiv dhe përhap myzhde njerëzve që i ke përreth.
13- Lavdëroi tjerët kur bëjnë veprime të mira, sepse lavdi ka ndikim në shpirtin e atij që e lavdëron, por pa teprime.
14- Zgjidhi fjalët e ngrite pozitën tënde, sepse fjala e mirë është mjeti më i mirë për ti afruar zemrat e njerëzve.
15- Ji modest, sepse njerëzit ikin nga ata që tregohen mendjemëdhenj.
16- Ik nga gjuajtja e gabimeve të tjerëve dhe merru me përmirësimin e gabimeve tuaja.
17- Mëso artin e dëgjimit të vëmendshëm, sepse njerëzit i duan ata që i dëgjojnë me vëmendje.
18- Zgjero rrethin e atyre që i njeh dhe çdo ditë fito nga një mik të ri.
19- Shto llojllojshmërinë e specializimeve dhe preokupimeve tuaja, sepse kjo e shton numrin e atyre që i njeh dhe i miqëson.
20- Nëse ja bën një të mirë dikujt mos prit prej tij ta kthen këtë të mirë.

Hoxhë Bekir Halimi/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit