Shtyllat e agjërimit.
Agjërimi ka dy shtylla ose elemente bazë që duhet të plotësohen që ai të konsiderohet i vlefshëm.
1- Qëllimi: Allahu i Lartësuar thotë: “Ata nuk ishin të urdhëruar me gjë tjetër, veçse të adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë.” (El-Bejine, 5)
Profeti -alejhi selam- thotë: ” Veprat janë sipas qëllimit dhe secilit i takon ajo që ka pasur për qëllim.” Buhariu
2- Ndalimi nga ato gjëra që e prishin agjërimin nga agimi deri në perëndim të diellit. Allahu i Lartësuar thotë: “Tani e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar Allahu dhe hani e pini derisa të dalloni perin e bardhë nga ai i ziu në agim. Pastaj agjëroni deri kur të bjerë nata.”(El-Bekare,187)