8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

2 mënyra të thjeshta për të larguar kallot nga këmbët

Më të lexuarat

Ne vend qe t’i nënshtrohen kirurgjisë ka disa gjeste shume te thjeshta për t’i larguar kallot shpejt. Zakonisht kallot janë me lëkurë te trashe dhe krijohen pas presionit te vazhdueshëm dhe fërkimit. personat qe mbajnë këpucë te shtrënguara dhe taka te larta janë ata qe preken me tepër nga ky problem qe ne disa raste mund te shoqërohet me dhimbje dhe siklet. Ne vend qe t’i nënshtrohen kirurgjisë ka disa gjeste shume te thjeshta për t’i larguar kallot shpejt.

Guri limues
Filloni me lëmimin e tyre me anën e një guri te posaçëm. Me pas futini këmbët ne ujë te nxehte me sapun dhe masazhojini për 10 minuta. Fërkojini serish me gurin limues, thajini këmbët me peshqir dhe lyejini me krem hidratues. Këtë gjest përsëriteni çdo dite derisa lëkura e trashe te largohet.

Aspirina
Shtypni 5 aspirina derisa te bëhen pluhur i njëtrajtshëm. Shtoni gjysme luge kafeje lëng limoni dhe një luge kafeje ujë. Përziejini mire te gjitha derisa te krijohet një mase homogjene. Këtë mase aplikojeni tek kallot dhe mbështilleni me qese kuzhine. Mbulojeni me pas me një çorape peshqir te ngrohte, lëreni ashtu 15 minuta dhe fërkojeni vendim ne një gur limues. Kalloja do largohet menjëherë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit