Një rrymë e ftohtë ajri përfshiu pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar rënien e temperaturave që detyroi mbylljen e mijëra shkollave dhe bllokimin e miliona njerëzve brenda.
Në Çikago, banorët e quajtën qytetin e tyre “Çiberia”, pasi temperaturat ranë më poshtë se sa në disa pjesë të Siberisë.
“Është me të vërtetë ftohtë, veçanërisht e ndjen kur ecën më shumë se dy ose tri minuta. E ndjen të ftohtit në këmbë e në duar”, thotë James Bridges, banor i Çikagos.
Më shumë se gjysma e vendit po ndjen rrezikun e rrymës së të ftohtit polar, ose siç quhet ndryshe ciklonit arktik, që ka sjellë rënien e temperaturave në nivele rekord.
“Eshtë shumë ftohtë. Unë dhe vëllai erdhën nga India dhe ai thotë se do të kthehet prapë atje”, thotë Mani një turist në Nju Jork.
Camden Walker është metereolog me grupin e motit në kryeqytet të Washington Post-it.
“Cikloni arktik është rënia e presionit atmosferik në polin e veriut ose të jugut që sjell rryma të ftohta ajri. Për momentin ne jemi prekur nga rryma e ftohtë e ciklonit arktik të Polit të Veriut. Rrymat e ngrohta të oqeaneve kanë lëvizur drejt jugut dhe kjo ka sjellë fenomenin e thithjes së ajrit të ftohtë nga Poli i Veriut mbi territorin tonë”.
Walker thotë se cikloni arktik ka ndikuar për një mot më të ngrohtë në veriun kontinental të Shteteve të Bashkuara.
“Mjaft interesat është fakti se temperatuat janë disi më të larta në Alaskë dhe në Groenlandë, për arsye se Poli i Veriut shkarkon rrymat e ftohta dhe rajonin e Arktikut nga ajri i ftohtë që shkon drejt jugut”.
Për fat të mirë, gjendja po përmirësohet në disa pjesë të vendit.
“Kjo është një rrymë shumë e ftohtë. Po largohet me shpejtësi, në D.C. patëm temperatura shumë të ulta vetëm për 24 orë. Në zonat qendrore të Shteteve të Bashkura temperaturat e ulta vazhdojnë, sepse ato janë më afër ciklonit arktik”.
Deri sa temperaturat të ngrihen, njerëzit duhet të vishen mirë dhe të qendrojnë brenda sa më shumë që të jetë e mundur./voa