3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Një tornado që është shfaqur në det jo larg bregut në Malajzi, ka shkatërruar mbi 50 shtëpi.

Më të lexuarat

Një tornado që është shfaqur në det jo larg bregut në Malajzi, ka shkatërruar mbi 50 shtëpi.

Tornadoja ka shkatërruar gjithçka që i ka dalë përpara për afro 15 minuta, dhe është afruar deri te banesat në ishullin Penanga.

Dëshmitarët okularë të kësaj skene “apokaliptike” vraponin si të çmendur nëpër rrugë për t’i shpëtuar më të keqes, kurse në rrjetet sociale kanë filluar të postohen video të ndryshme që ngjajnë me ato të filmave të Hollywood-it.

Shumë shtëpi kanë mbetur pa kulm, por për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar. Megjithatë, autoritet lokale kanë njoftuar se kanë dalë në vendin e ngjarjes për të vlerësuar dëmet që janë shkaktuar.

“Po prisja që të ktheheshin nipat e mi nga shkolla kur dëgjova një zhurmë të madhe. Kur ngrita kokën pashë se shtëpia mbeti pa kulm. Për 50 vite që jetoj këtu, kjo është hera e parë që diçka të tillë po shoh”, ka deklaruar një 75-vjeçare. /tg

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit