Në shumë qytete të Sirisë përjetohen përleshje të dhunshme.
Numri i viktimave të operacioneve të forcave të Esadit kundër opozitarëve, në 24 orët e fundit ka arritur në 171.
Organizatat e të drejtave të Njeriut njoftojnë se vetën në operacionet në Idlib të mbështetura edhe nga ajri, kanë gjetur vdekjen 60 persona ndërkohë që u plagosën edhe shumë të tjerë.
Avionët luftarakë bombardojnë edhe Humusin, ku janë përqendruar opozitarët.
Edhe nga Derae, Dejru’z Zur dhe Lazkije vijnë lajme për përleshje të dhunshme.
Në këto përleshje, edhe forcat e Esadit pësojnë humbje të mëdha.
Opozitarët njoftuan se kanë shkaktuar dëme të mëdha ndaj njësive të vartura nga Esadi gjatë përleshjeve të dhunshme të përjetuara në periferitë e Kryeqytetit Damask.
Ushtria e Sirisë së Lirë që varet nga opozitarët, bëri të ditur se gjatë sulmit të organizuar ndaj autokolonës ushtarake në Damask, u asgjësuan shumë automjete ushtarakë dhe u sekuestruan shumë pajisje ushtarake.
Ushtria e Sirisë deklaroi se në përleshjet e përjetuara vetëm javën e fundit, kanë vrarë më shumë se 400 ushtarë sirianë.
Opozitarët, pretenduan se në përleshjet e përjetuara në datat 6-7 tetor në Humus, ndër ushtarët që vranë ishin edhe 95 anëtarë të Hizbullahut.trt/kohaislame