0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

17 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës, ja çfarë parashihej në marrëveshje

Më të lexuarat

Sot është përvjetori i 17-të nga nënshkrimi i Marrëveshjes ushtarako-teknike në Kumanovë, me të cilën iu dha fund dhunës serbe në Kosovë, si një parakusht për ndaljen e bombardimeve të NATO-s mbi caqet strategjike serbe.

Serbia me këtë marrëveshje detyrohej të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.

Marrëveshjen e Kumanovës, ndërmjet NATOS dhe RFJ-së, e nënshkrua më 9 qershor 1999, hyri në fuqi më 11 qershor 1999. Atë e nënshkruan Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.

Ndër të tjera në Marrëveshje parashihej:

c) që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-i.

d) u caktua një zonë sigu rie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës, e ndërsa në pikën

e) u caktua një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në që nuk guxonte të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë.

Marrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe pas përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit