Një 17 – vjeçar akuzohet se ka vrarë të gjithë familjen e tij me një sëpatë
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Tabov, në perëndim të Rusisë.
Adoleshenti, i identifikuar me emrin Alexander K, akuzohet se ka vrarë babain e tij Victor, 43 – vjeç, motrën Victoria, 14 – vjeç dhe gjyshen Vera, 67 – vjeç.
Viktimat, sipas mediave atje, mësohet se u gjetën në shtrat të mbuluara nga gjaku dhe me plagë të shumta në trup.
Sipas policisë, marrëdhënia e djalit me familjen ishte përkeqësuar pas vdekjes së nënës së tij nga kanceri, 3 vite më parë. 17 – vjeçari mësohet se nuk shkonte mirë me partneren e re të të atit.
Megjithatë, policia deklaroi se mosmarrëveshja e fundit që çoi dhe në krimin makabër dyshohet të ketë qenë refuzimi i familjes për t’i dhënë atij një shumë parash.//tvklan.al