Koka e grupit të organizuar shqiptaro-italian i kërkuar nga forcat e policisë ndërkombëtare për 17 vite është arrestuar në Bruksel.
56-vjeçari Ilir Meto, i njohur si “Il Dottore” ose “Mjeku” u dënua me 14 vite burg në mungesë të tij në 2004-ën dhe që prej asaj kohe ishte në arrati.
Në vitin 2012 ai u dënua përsëri në mungesë, me 15 vite të tjera, në të dy rastet për trafik droge.
Sipas shtypit italian, ai u arrestua në Saint-Josse, ku jetonte me gruan dhe fëmijët e tij, në fillim të marsit.
Sipas burimeve italiane, ai u gjurmua nga skuadra antimafia e qytetit italian të Leçes.
Divizioni belg FAST (Ekipi i Kërkimit Aktiv të Arratisjes) i policisë federale ishte përgjegjës për arrestimin në terren.
Nuk është e qartë nëse Meto ishte këtu gjatë gjithë kohës së ikjes të tij nga drejtësia, apo në të vërtetë se si arriti të jetonte këtu.
Sipas medias së huaj, Meto duket se nuk ka asnjë lidhje me krimin e organizuar në Belgjikë, ndërsa arrestimi i tij u bë në lidhje me dy urdhra ndërkombëtarë, nga dënimet e vitit 2004 dhe 2012.
Emri i tij ka qenë gjithashtu i lidhur me trafikun e armëve dhe banda italo-shqiptare që ai drejtoi me një grup tjetër krimi të organizuar italo-maroken. Këtë javë ai u dorëzua tek autoritetet italiane, ndërsa do të përballet me 29 vite burg. /Tch/Telegrafi/