0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

17 ateistët dhe Imam Shafiu

Më të lexuarat

Shtatëmbëdhjetë ateistë erdhën tek unë përderisa isha në udhëtim për në Gaza, dhe më thanë:

“Cili është argumenti se ekziston një Krijues?”

Unë u thashë atyre: “A do të besoni nëse unë ju jap një argument të qartë?”

Ata thanë: “Po”.

Unë ju thashë: “Fletët e boronicës të gjitha kanë të njëjtën shije, ngjyrë dhe aromë. Nëse një krimb (nga i cili prodhohet mëndafshi) e han atë, mëndafshi më i mirë do të dal prej tij. Nëse një bletë e han atë, atëherë del mjaltë nga ajo. Nëse një dele e ha atë, jashtëqitje del nga ajo. Ndërsa materia është një. Nëse ju e konsideroni këtë të jetë vetëm një shkak-arsye, është e domosdoshme që e njëjta gjë (prodhim) të del prej tyre, duke pasur parasysh se materia është një dhe e njëjtë. Dhe nuk ka arsye që prodhimi të jetë ndryshe. Kushdo që e konsideron të mundshme këtë gjë (që nga kjo materie të dal i njëjti prodhim pa e marrë parasysh ndryshimin e gjendjes), ka braktisur logjikën dhe ka hyrë në devijim. Shiko se si këto gjendje ndryshohen po ashtu ndryshon edhe produkti. Në këtë mënyrë unë e di se ka një Krijues me vullnet dhe forcë që ndryshon gjendjet e tyre.”

Më pastaj, Imam Shafiu tha: ‘Ata nuk munden të kundërpërgjigjen.

Pastaj më thanë: “Ti na ke dhënë shembullin më të çuditshëm!”

“Kështu ata besuan dhe jetuan si myslimanë.”\

Imam Ebu Bekr Ahmed bin el-Husejn el-Bejhaki (Allahu e mëshiroftë!) (vdiq. 458)

Burimi: Manakib-ush-Shafi’i (2/109)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit