Sipas raportit të fundit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës ILO janë rreth 168 milionë fëmijë që detyrohen të punojnë në mbarë botën.
Sipas këtyre statistikave 11 për qind e të gjithë fëmijëve që punojnë janë të moshës ndërmjet 5 deri 17 vjeçe. Më se gjysma e këtyre fëmijëve punojnë nën kushtet që rrezikojnë shëndetin ose sigurinë e tyre.
Fëmijët rrezikojnë jetën e tyre duke punuar me pajisje të rrezikshme, natën, nën ujë ose nën tokë, si dhe rrezikojnë të jenë viktima të abuzimit seksual.
Prej vitit 2000 kur ka filluar regjistrimi i këtyre statistikave detyrimi i fëmijëve për të punuar në mbarë botën është zvogëluar për një të tretën e rasteve. /Ind/kohaislame