160 Dijetarët muslimanë kanë nënshkruar një deklaratë ku i kanë bërë thirrje mbretit të Arabisë Saudite Selman bin Abdulaziz të ndërhyjë dhe të heqë dënimin me vdekje të lëshuar kundër presidentit të parë të Egjiptit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi.
Nënshkruesit e përshkruan dënimin me vdekje kundër Morsit dhe mbështetësve të tij si “të padrejtë, dhe të lëshuar përmes qasjes së politizuar”.
Deklarata thotë se çfarë ndodh në Egjipt “nuk është një çështje e brendshme për vetëm Egjiptin, por kjo është një çështje që do të ndikojë në tërësi në shtetet arabe dhe shtetet islame.”
Deklarata tha se dënimet kundër Morsit ishin të motivuara politikisht dhe nuk kishin asnjë lidhje me ligjin pasi ato përfshijnë informacion mashtruese./kohaislame.com