1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

16 vjet nga masakra e Belegut

Më të lexuarat

Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, forca të shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, kryen masakër mbi popullatën civile shqiptare në fshatin e Belegut.
Aty u vranë dhe u masakruan 46 shqiptarë dhe është njëra prej masakrave më të mëdha që është kryer nga forcat paramilitare serbe.
 
Sot e kësaj ditë fati i 33 të pagjeturve të këtij fshati si dhe fshatrave të tjera të Komunës së Deçanit, mbetet ende i pa zgjidhur.
 
Forcat paramilitare serbe 16 vite më parë filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut. Kjo pasi një ditë më parë ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
 
Sot, në kompleksin memorial të këtij fshati do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora lulesh.
 
Në kuadër të kësaj dite do të promovohet edhe libri “Rrëfime për Masakrën e Belegut” e autorit Endrit A. Binakaj.
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit