-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

16 VJET NGA FILLIMI I BOMBARDIMEVE TË NATO-SË KUNDËR SERBISË

Më të lexuarat

 
Sot mbushën 16 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s kundër Serbisë, të cilat kishin nisur me 24 mars 1999 dhe kanë zgjatur 11 javë, respektivisht 78 ditë.
 
Bombardimet kanë përfunduar me miratimin rezolutës 1244 të KS. Si rezultat ka pasuar largimi i forcave serbe nga Kosova dhe hyrja e trupave të NATO-s, dhe, fill më pas kthimi i mbi 800 mijë refugjatëve shqiptarë nga Kosova, të dëbuar më parë me dhunë nga ushtria serbe.
 
Në kuadër të KFOR në Kosovë në vitin 1999 kishin hyrë 37 mijë e 200 ushtarë nga 37 vende.
 
Fushata 78 ditore e NATO-s arriti rezultate të shumta politike, diplomatike dhe ushtarake.
 
Ndërhyrja e NATOS-s do të kujtohet sot edhe në Gllogjan e Deçan në organizimin për Epopenë e Dukagjinit.
 
Për përvjetorin e kësaj ndërhyrje do të organizohet edhe një manifestim kulturorë në Ferizaj. /rtk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit