0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

16.570 lëndë të zgjidhura gjatë periudhës 3-mujore

Më të lexuarat

Gjykata Themelore e Pejës me degët në Deçan, Klinë dhe Istog kanë zgjidhur 16 mijë e 570 lëndë të natyrave të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.
 
“Në bazë të raportit të punës së Gjykatës Themelore të Pejës për 3-mujorin e parë janar – mars 2015, rezulton se kjo gjykatë me degët e saj në Deçan, Klinë dhe Istog kanë kryer gjithsej 16.570 lëndë”, njofton Selvane Bukleta, zyrtare informimi në Gjykatën Themelore të Pejës.
 
Sipas saj, në bazë të kësaj mund të vlerësohet se gjykata së bashku me degët e saj, me gjithë numrin e pamjaftueshëm të gjyqtarëve ka treguar efektivitet në zgjidhjen e lëndëve.
 
Gjatë kësaj periudhe kjo gjykatë së bashku me degët e saja ka pranuar në punë 16.239 lëndë të reja nga të gjitha fushat, përcjell Koha.net. Numri më i madh i lëndëve të pranuara u përkasin lëndëve të Divizionit të kundërvajtjes me 6.373 sosh, prej të cilave.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit