0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

150 nxënëse muslimane në Francë kthehen nga shkolla për shkak të veshjes së tyre

Më të lexuarat

Qeveria franceze është nën presion për të marrë një vendim të qartë nëse nxënëset mund të veshin funde të gjatë në shkollat publike.
 
Rreth 150 nxënëse muslimane janë kthyer në shtëpi në 18 muajt e fundit për shkak të fundeve të gjata dhe veshjes, të cilat drejtorët e shkollave të tyre i konsiderojnë si shkelje të ligjit 11-vjeçar, i cili ndalon simbolet fetare në shkollat franceze.
 
Megjithatë, në shumicën e shkollave franceze muslimaneve u është lejuar që të veshin funde të gjata.
Çështja u aktualizua muajin e kaluar, kur një shkollë në verilindje të Francës dy herë e ktheu në shtëpi nxënësen 15-vjeçare, e emërtuar vetëm si Sarah, e cili kishte veshur një fund të gjatë, e të zi.
Zyrtarisht nuk ka asnjë ndalim për veshjen e fundeve të gjata në shkollat publike. Disa drejtorët dhe administrata të shkollave të caktuara, megjithatë, kanë vendosur që fundet e gjata në masë të madhe e theksojnë përkatësinë fetare.
 
Sipas ligjit nga viti 2004, i cili është përqendruar kryesisht në veshjen e hixhabit, shkollat publike në Francë duhet të mbeten ‘sekulare’. Prandaj të gjitha simbolet ose llojet e veshjeve ‘të cilat njihet dhe kanë kuptim fetar’ duhet të përjashtohen.
 
Ka disa vite që kjo çështje është aktualizuar, por kulmi i saj u arrit pas sulmeve ndaj personelit të redaksisë së revistës Charle HEBDO në janar të këtij viti.
 
Disa politikanë francezë, përfshirë edhe ish-presidentin Nicolas Sarkozy, janë në favor të një interpretimi radikal të të drejtave historike të ndarjes së kishës nga shteti.
 
Shtrohet pyetja se si drejtorët mund të bëjnë dallimin mes një fundi të gjatë i cili vishet si një detaj mode dhe fundi të gjata i cili veshet për arsye fetare. Në disa raste, thonë mësuesit, diferenca është e qartë. Disa femra adoleshente muslimane veshin veshje të gjata, tradicionale muslimane, ndërsa të tjerët të veshin veshje të gjatë, të gjerë e të lirshëm deri te nyjet e këmbëve.
 
Ministrja e arsimit, Najat Vallaud-Belkacem, edhe vetë muslimane, thotë se fundi i gjatë është në rregull nëse nuk përmban elemente provokimi apo reflekton besimin e nxënëses. Ajo mbron vendimin e shkollës së mesme në Charleville-Mézières e cila e ka dërguar dy herë në shtëpi Saran 15-vjeçare.
 
Vallaud-Belkacem thotë se shkolla mendon se vajza e ka veshur fundin e gjatë për të shfaqur bindjet e saj fetare. Megjithatë, Sarah pretendon se ajo fundin e kishte blerë për 2 euro dhe se e kishte veshur vetëm gjatë ditëve të ngrohta.
 
Kreu i sindikatës së drejtorëve të shkollave publike, Philippe Tournier, i ka bërë thirrje qeverisë të mos jetë në mëdyshje, por të nxjerrë udhëzime të qarta për fundet e gjata. “Një numër i madh i administratave shkollore einjorojnë këtë problem, sepse ata nuk e dinë nëse do të mbështetet në nivel kombëtar apo jo,” thotë ai./islamgjakova
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit