0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

14 vjet në burg i pafajshëm

Më të lexuarat

Një ish-polic në Ohajo, SHBA, pritet të lirohet pas 14 vitesh i burgosur në mënyrë të gabuar për vrasjen e ish-gruas së tij.

Javë provat gjenetike ato që mbështesin tashmë të dënuarin me burgim të përjetshëm, Doug Prade, që në momentin kur iu komunikuan rezultatet e analizave shpërtheu në lot të papërmbajtur në qelinë e izolimit.

Siç rrëfeu 66-vjeçari, në historinë publikuar të dielën nga shtypi amerikan, jeta e tij nuk mund të jetë kurrë më e njëjtë, por “të jetoje i kyçur në një qeli, me dijeninë se vrasësi që më mori njeriun që doja dhe më shkatërroi jetën time ishte i lirë, ishte një dhembje tjetër shumë më e madhe se vetë burgimi për t’u përballuar”.

Tashmë, Prade pritet të fitojë lirinë brenda tetorit, pasi provat gjenetike rrëzojnë faktet e fajësisë, në bazë të të cilave ai u dënua dhe gjykatësi do të jetë i detyruar ta lërë të lirë Prade ose të kërkojë paraqitjen e provave të reja të fajësisë për një rigjykim.

Ky është rasti i fundit në të gjithë SHBA-në i lirimit të të burgosurve të pafajshëm, pas një fushate të riekzaminimit të çështjeve.

Konkretisht, testimet e ADN-së treguan se një grimcë e palltos së vrasësit, e mbetur në trupin e gruas së vrarë, nuk përmbante kodin e tij gjenetik, madje prova sugjeron se vrasësja ka qenë një femër.

Margo Prade, doktoreshë, mbeti e vrarë në moshën 41-vjeçare në vitin 1997, pasi u qëllua gjashtë herë me pistoletë, pas një dyluftimi fizik brenda makinës së saj.

Në këtë dyluftim, në një prej krahëve të saj mbeti një shenjë kafshimi, e bërë gjatë përleshjes me vrasësin.

Një dentist, dëshmoi nën betim atëherë se me të gjitha gjasat, kafshimi ishte i bashkëshortit Doug, profili dhëmbëve të të cilit përshtatej me shenjën në trupin e viktimës.

Kjo teori u mbështet nga një ekspert i dytë dhe u pranua nga gjykata, ndonëse një dentist i tretë bëri të qartë në dëshmi se provat e dhëmbëve nuk ishin “100% të sigurta”.

Si prova kundër ish-oficerit të policisë u përdor fakti që ai dhe gruaja kishin përfunduar një divorc konlifktual 7 muaj më parë dhe inati i tij kishte qenë aq i verbër, sa që kishte nisur të përgjonte ilegalisht telefonatat e saj dhe kishte punësuar një detektiv privat për të mësuar lëvizjet e ish-bashkëshortes.

Prade përfitoi 75 mijë dollarë nga vdekja e ish-bashkëshortes, si pjesë e siguracionit të jetës, ndërsa dështoi në marrjen në pyetje “makinën e së vërtetës”, ndonëse provat e saj konsiderohen si jo vendimtare për drejtësinë për shkak të hapësirës së lartë të gabimit.

Të gjitha këto fakte, bënë që në vitin 1998, ish-polici të dërgohej pas hekurave, për të gjithë pjesën e mbetur të jetës së tij, ndonëse arma e krimit nuk u gjet kurrë, siç nuk u gjetën gjurmë gishtërinjsht të ish-policit në makinën e viktimës.

Ndonëse Prade nuk është ende i lirë, avokatët mbrojtës thonë se gjykata do të jetë e detyruar ta shpallë të pafajshëm dhe t’i kërkojë ndjesë, pasi tashmë provat e ngritura ndaj tij zhvlerësohen dhe nuk ka prova të tjera që e rëndojnë.

Tashmë, nëse Prade do të fitojë lirinë e ëndërruar brenda dy muajve të ardhshëm, shteti amerikan do të jetë i detyruar t’i paguajë një dëmshpërblim të majtë./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit