1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

14 veta në burg për shkak të vjedhjes së rrymës

Më të lexuarat

Në Maqedoni 14 persona kanë përfunduar në burg për shkak të vjedhjes së energjisë elektrike.

Vjedhja e energjisë bëhet edhe nga amvisëritë por edhe nga biznese private. Siç mësohet, deri tani 14 veta janë dënuar me burg pasi që janë zbuluar se po vidhnin energjinë elektrike.

Sipas të dhënave të EVN-së, nga fillimi i vitit e deri tani janë zbuluar afër 600 raste të vjedhjeve të energjisë elektrike, ndërsa 96% prej tyre nëpër amivisëri dhe 4% nëpër biznes shfrytëzues.

Më së shumti vjedhje nëpër amvisëri janë zbuluar në Prilep dhe Shkup (100 raste), ndërsa në Tetovë, Kumanovë, Shkup dhe Kavadar e Manastir janë zbuluar vjedhje nëpër biznes shfrytëzues. (INA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit