1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

14 përdorime të pabesueshme të uthullës

Më të lexuarat

A keni ditur që uthulla mund të përdoret për shumë qëllime tjera në shtëpi, për kujdesin e pamjes, mjekësi, madje edhe në hortikulturë.

Nëse nuk e keni ditur, kjo listë e gjatë prej 14 pikash do t’ju vërtetojë që është kështu. Jemi të sigurt që çdo kush do të gjejë diçka të dobishme, dhe kur ju themi që secila nga aplikimet e numëruara është e pranueshme ekologjikisht dhe madje edhe mund të kurseni, uthulla do të bëhet aleati juaj më i mirë.

1. Rigjeneron flokët

Ndoshta tingëllon e pazakonshme, por uthulla e mollës është regjeneruesi më i mirë natyral i flokëve. Përveç kësaj, heq shtresën e yndyrshme nga rrënja dhe ripërtërin majat. Në një gotë ujë shtoni gjysmë luge uthull, ndërsa sipas dëshirës disa pika vaj eterik. Aplikojeni në flokë dhe shpërlajeni. Pasi që të thahen flokët, aroma e uthullës do të zhduket.

2. Largon njollat e djersitjes

Njollat e shëmtuara të djersitjes nën sqetull mund të prishin bluzën e ndjeshme. Dhe nëse përdorni antiperspirant në bazë të aluminit, njollat do shfaqen edhe më herët duke iu falënderuar reagimit të aluminit dhe kripës në djersë. Para larjes spërkatni me uthull të bardhë nëpër njolla të cilat do të zhduken pas larjes.

3. Zbut pëlhurën

Qitni një gjysmë filxhani uthull të bardhë në makinën e rrobave dhe do ta keni efektin si të zbutësit – rrobat do të jenë të buta, ndërsa ngjyra nuk do të zbehet. Përveç kësaj, uthulla do të largojë mbetjet e detergjentit nga rrobat që i lani, por edhe në makinë. Mund ta shtoni edhe në marazen për zbutësin, ndërsa sasia e rekomanduar është tri te katërtat e filxhanit.

4. Shëron fytin e ftohur dhe lemzën

Gotës me ujë të ngrohtë i shtoni një lugë uthull molle dhe gargarisni. Mjalti këtë përzierje do ta bëjë edhe më efikase dhe shumë të shijshme. Nuk është tërësisht e qartë se pse uthulla e ndalë lemzën, por shumë njerëz janë të sigurt për këtë gjë. Prandaj, kur ju kapë herën e ardhshme, provoni edhe ju.

5. Lehtëson dhimbjen në muskuj

Uthulla e mollës dekompozon acidin qumështor, i cili grumbullohet në muskuj pas ushtrimeve dhe i cili shkakton dhimbje në muskuj. Përzieni disa lugë uthull në një filxhan uji, zhyteni një leckë apo copë materiali në uthull dhe mbajeni në vendet e dhimbshme për 20 minuta.

6. Shëron infeksionet kërpudhore

Edhe uthullën e alkoolit edhe atë të mollës mund ta vëni në pjesën e trupit të prekur me kërpudha, qoftë nëse bëhet fjalë për zbokth, këmbën atletike apo kërpudhat në thonjtë në këmbë. Nëse keni kërpudha në këmbë, çdo ditë mbajini 30 minuta në tretjen me uthull dhe ujë, në raportin 1:5.

7. Freskon ajrin dhe largon aromat e pakëndshme

Pavarësisht a bëhet fjalë për erën e tymit, kafshëve shtëpiake apo pluhurit, uthulla edhe këtu ndihmon. Spërkateni nëpër hapësirë dhe acidi i uthullës do të absorbojë aromat e pakëndshme. Mund ta përdorni edhe për fshirjen e sipërfaqeve që duhen të freskohen, ndërsa shumë e dobishme është edhe për pastrimin e enëve në të cilat mbani ushqimin, respektivisht e merrni drekën në punë i cili pas një kohë pas përgatitjes merr një aromë pak të pakëndshme. 

8. Neutralizon mëlmesat në ushqim

Mysafirët tashmë ulen në tavolinë, ndërsa në salcën djegëse këtë herë keni shtuar për së tepërmi pluhur nga specat djegës. Uthulla e shpëton situatën! Në ushqim shtoni një lugë të uthullës së mollës e cila do të lehtësojë shijen. Nëse është e nevojshme, shtoni edhe pak.

9. Zbut dhe vret bakteret në mish

Nëse dëshironi që mishi të jetë në mënyrë të konsiderueshme më i butë, marinojeni gjatë natës në uthull molle. Në këtë mënyrë do të vrisni edhe bakteret, ndërsa supozohet që vret edhe të rrezikshmen escherichia coli.

10. Largon buburrecat

Këto insekte të mërzitshme nuk janë adhurues të uthullës, prandaj nëpër vendet ku i keni parë spërkatni me përzierjen e uthullës së alkoolit me ujë, me raport të barabartë. Uthulla po ashtu largon gjurmët aromatike që i lënë buburrecat për t’ua zbuluar gjurmët e ushqimit buburrecave tjerë.

11. Ua zgjat jetën luleve të prera

Që lulet në vazon tuaj të jetojnë më gjatë, në ujë shtoni dy deri katër lugë të uthullës së bardhë.

12. Eliminon barishtet e këqija

Harroni herbicidet e shtrenjta të mbushura me përbërës toksik – për eliminimin e barishteve të këqija mjafton edhe uthulla e zakonshme, ndërsa më efikase do të jetë ajo e dedikuar për përdorim në hortikulturë e cila përmban 25 për qind të acidit acetik.

13. Largon ndryshkun dhe gurëzit e vegjël

Acidi acetik largon ndryshkun nga objektet e vogla metalike siç janë rrathët, kapëset, vidhat, gozhdët, etj. I vendosni në një tenxhere me uthull të nxehtë valë, dhe pastaj shpërlajeni me ujë që uthulla të mos dëmtojë metalin. Është aleate edhe në largimin e grumbujve të gurëve dhe kalciumit nga uji i fortë. Mund ta pastroni aparatin për kafe, makinën e enëve, dhe nëse kokën e dushit e zhytni për disa minuta në uthull të nxehtë, por jo të valë, ajo do të shkëlqejë si e re.

14. Pastron xhamin, plastikën, kromin dhe dyshemetë

Tretja e ujit dhe uthullës së bardhë do të largojë papastërtinë nga raftet dhe muret e frigoriferit dhe aromën e ushqimit të prishur. Uthulla e fortë do të largojë njollat kokëforta nga sipërfaqet e xhamit, ndërsa lavamani i juaj i porcelanit po ashtu do të shkëlqejë përsëri.  Uthullën mos e përdorni në mermer dhe granit./studentet.info/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit