Pasi e ka bërë publike dorëheqjen e vet Papa Benedikti XVI, që ka shokuar botën me këtë vendin të vetin për tu tërhequr nga kreu i Selisë së Shenjtë në Vatikan për shkak të moshës, nëpër qarqet botërore kanë filluar spekulimet për trashëgimtarin e tij.
Lista me emrat potencial të kandidatëve, njohësit dhe ekspertët e kësaj fushe i kanë ngushtuar në 14 emra dhe atë: kardinali brazilian Claudio Hummes, kardinali i Hondurasit Oscar Andres Rodrigues Maradiaga, argjentinasi Jorge Mario Bergoglio, kardinali meksikan Norberto Rivera Carrera, braziliani Joao Braz de Aviz, filipinasi Luis Antonio Tagle, ganezi Peter Turkson, austriaku Cristoph Schonborn, hungarezi Peter Erdoe, italiani Angelo Scola, kanadezi Marc Ouellet, nigeriani Francis Arinze, nigeriani tjetër John Onaiyekan dhe amerikani Timothy Dolan.
Tani për tani gjasat më të mëdha ia përshkruajnë kardinalëve Peter Turksonu, Marc Oulletu dhe Francis Arinze.
Rendi i parë nga e majta në të djathtë: Claudio Hummes, Oscar Andres Rodrigues Maradiaga, Jorge Mario Bergoglio, Norberto Rivera Carrera, Joao Braz de Aviz, Luis Antonio Tagle i Peter Turkson.
Rendi i dytë nga e majta në të djathtë: Cristoph Schonborn, Peter Erdoe, Angelo Scola, Marc Ouellet, Francis Arinze, John Onaiyekan i Timothy Dolan./ina/kohaislame