1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

14 dhurata për ata që agjërojnë

Më të lexuarat

Në këtë moment unë nuk mund të gjej ndonjë dhuratë më të mirë apo ndonjë kryevëpër më madhore sesa t’ju prezentoj atyre që agjërojnë shpërblimet nga udhëzimet e Pejgamberit sal-allahu alejhi ve selem. Këto janë hadithet praktike që janë cituar në lidhje me shpërblimet dhe bekimet. Vini re! Këto janë hadithe që dërgojnë tek dyert e lumturisë dhe janë rrugët e mirësisë në këtë botë dhe botën tjetër. O ju që agjëroni! Mbani mend këto hadithe dhe zbatoni ato:

1. Pejgamberi sal-allahu alejhi ve selem ka thënë:” Kushdo që thotë gjatë zgjimit’ Nuk ka Zot tjetër pos Allahut, i Cili është Një dhe i Cili nuk ka rival, Atij i takon sundimi dhe faleminderimi, Ai ka fuqi mbi çdo gjë’… për të do të shkruhen dhjetë sevape, dhjetë mëkate do ti fshihen, dhe do të gradohet-lartësohet për dhjetë shkallë. Ai do të mbrohet nga shejtani deri në mbrëmje dhe nëse ai e thotë këtë në mbrëmje, ai do të do të ketë të njëjtin shpërblim deri në mëngjez.”(Ahmedi, Ebu Davudi, Ibn Maxheh-Sahih).

2. Pejgamberi sal-allahu alejhi ve selem ka thënë:” Kushdo që thotë në mëngjez apo në mbrëmje:’O Allah Ti je Zoti im, nuk ka Zot tjetër pos Teje, unë jam krijesa Yte, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd sa të mundem, kërkoj që të më mbrosh prej të keqes që e kam bërë, unë jam mirënjohës ndaj dhuntive Tua, i pranoj gabimet, më fal, ngase gjynahet nuk i fal kush pos Teje.’ Nëse praktikuesi vdes gjatë asaj dite apo nate pasi ka shqiptuar këtë lutje, ai do të hyjë në xhennet.” ( Ahmedi, Ebu Davudi, Al Nisae, Ibn Maxheh, Ibn Hibani, Al Hakimi-Sahih; Buhariu Transmeton një verzion tjetër të këtij hadithi.)

3. Përsëri Pejgamberi sal-allahu alejhi ve selem ka thënë:” Kushdo që thotë në mëngjez dhe mbrëmje’ Madhështia dhe Lavdërimi i takon Allahut të Madh’ njëqind herë, askush nuk do të vijë në ditën e gjykimit me diqka më të mirë; pos dikujt që ka thënë të njëjtën dhe ka shtuar më tepër sa ai.”(Muslimi, Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu)

4. “ Kushdo që thotë: ‘Madhështia dhe Lavdërimi i takon Allahut të Madh’ një pemë hurme do ti mbillet për të në xhennet.”( Tirmidhiu,Ibn Hibbani, Hakimi- Sahih)

5. “ Kushdo që thotë: ‘Madhështia dhe Lavdërimi i takon Allahut’ njëqind herë gjatë një dite mëkate e tij do të fshihen edhe sikur ato të kishin qenë sikur valët e detit.”(Buhariu dhe Muslimi)

6. “Kushdo që zbaton dhjetë ajete të Kur’anit nuk do të jetë nga ata që janë mospërfillës. Kushdo që zbaton njëqind ajete do të konsiderohet nga ata të bindurit. Dhe, kushdo që zbaton një mijë ajete do të jetë nga ata jashtëzakonisht të pasurit,”(Ebu Davudi, Ibn Hibbani-Sahihet)

7. “ Kushdo që në mbrëmje thotë:’ Me emrin e Allahut, pas emrit të cilit nuk mund të dëmtojë asgjë as në tokë as në qiej. Ai dëgjon çdo gjë dhe di çdo gjë” tri herë, ai nuk do të vuan-pikëllohet nga ndonjë fatkeqësi e papritur deri në mëngjez. Dhe kushdo që thotë këtë në mëngjez tri herë ai nuk do të vuan-pikëllohet nga ndonjë fatkeqësi e papritur deri në mbrëmje”. ( Ebu Davudi, Ibn Hibani dhe Al Hakimi- Sahih)

8. Kushdo që thotë:’ Kërkoj nga Allahu, që me fjalët e e tij të përsoura të më mbrojë nga e keqja që Ai ka krijuar.” Tri herë në mbrëmje nuk do të dmëtohet atë natë nga kafshimi i gjaërpërit.”(Tirmidhiu,Ibn Hibbani,Hakimi-Sahih)

9.” Kushdo që lutet posa të dalë nga shtëpia e tij:’ Në emër të Allahut, unë besoj në Allah, nuk ka asnjë veprim dhe fuqi pos me lejen e Allahut’ do ti thuhet atij: Ti ke fituar kënaqësinë dhe përkujdjesjen.’ dhe shejtani do të largohet nga ai.” (Tirmidhiu, Ebu Davudi, Ibn Hibbani, Ibn al Sunni – Sahih)

10. “ Kushdo që thotë kur ai dëgjon thirrjen për namaz:’Dëshmoj që nuk Zot tjetër pos Allahut, Ai është Një dhe nuk ka shok dhe dëshmoj që Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij. I kënaqur jam që Allahu të jetë sundimtari im, Muhammedi pejgamber dhe Islami si fe,’ të gjithë mëkatet do ti falen.”( Muslimi dhe pesë të tjerët)

11.” Kushdo që reciton Suren Ikhlas dhjetë herë, Allahu do ti ndërtojë një shtëpi në Xhennet,”( Ahmedi- Sahih)

12. “ Kushdo që lexon Suren el Kehf të Premten, drita do ta përcjell deri të premten tjetër.”( Hakimi dhe Bejhekiu –Sahih)

13.” Kushdo që lexon Ajetul Kursijen pas çdo namazi farz nuk do ti ndalohet hyrja në Xhennet.”(Ibn Hibanni dhe Al Nisae-Sahih)

14. “Kushdo që lexon Suren Ikhlas është sikur me lexuar një të tretën e Kur’anit.”( Ahmedi, Al Nisae, Tirmidhiu-Sahih)

Këtë buqetë prej Muhammedit sallahu alejhi ve selem ne i dhurojmë të gjithë atyre që agjërojnë.

O Allah! Na mundëso që të kujtojmë Ty, të faleminderojmë dhe të adhurojmë Ty në mënyrën më mirë. Amin.

***( Shënim i përkthyesit)Të gjitha këto lutje më gjerësisht mund ti gjeni në librin e përkthyer në gjuhën shqipe me transkriptim në gjuhën arabe “ MBUROJA E MUSLIMANIT” Allahu ju shpërbleftë me të mirat e Tij.

/pertymoter/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit