2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

137 ditë pa reshtur, banorët e Astirit vijojnë protestën

Më të lexuarat

Banorët e “Astirit” në Tiranë, vijojnë protestën e tyre në ditën e 137, protesta të cilat tashmë janë kthyer në një traditë për të kundërshtuar projektin e “Unazës së Re”, e cila synon prishjen e disa prej banesave të tyre. Si gjithmonë ata kanë bllokuar rrugën madje në shenjë revolte kanë djegur dhe goma.

Në të gjithë betejën e tyre, banorët e Astirit nuk kanë qëndruar vetëm, por kanë patur mbështetje nga opozita e bashkuar, e cila njëherësh ka kërkuar që ky projekt të anulohet një orë e më parë.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë aktuale, shprehu mbështetjen e tij ndaj protestuesve të cilët sipas tij po përballen me bandat hajdute.

“Ju jeni përballur këto ditë të fundit me një polici që është kthyer në një bandë hajnash. Këta kanë zgjedhur ta plaçkisin popullin, këta kanë zgjedhur që ta trembin popullin, ta plaçkisin, asnjë s’ka frikë nga ata. Këta po e bëjnë më të zi fundin e tyre. Koha e tyre ka marrë fund, janë kthyer në kufoma politiike që qelben erë. Meqënëse nuk do largohen me të mirë populli do i largojë me pahir. Po ruajnë me policë një tufë hajdutësh që me patursinë më të madhe po shkojnë në parlament. Ju jeni pa gjumë ne jemi pa gjumë. Ne jemi me ju.”- u shpreh, Petrit Vasili.

Më herët policia ka shoqëruar ne komisariat disa persona, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme ndryshe nga netët e tjera protesta ka qënë e zgjatur në kohë për shkak të forcave të shumta të policisë. Pas thirrje së protestuesve, se ndiheshin të kërcënuar nga prezenca e uniformave blu, u është gjendur pranë edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit