Një i mitur kinez, 13 vjeçar, është arrestuar pasi akuzohet se ka vrarë nënë e tij dhe më pas i ka këputur kokën, shkruan BBC.
Djaloshi e kishte filmuar vrasjen dhe ua kishte dërguar shokëve të tij përmes një rrjeti social të popullarizuar në Kinë – WeChat.
Ai ishte arrestuar disa ditë më pas, pasi një nga shokët e tij ia tregojë videon nënës së vet, njofton KK.
Incidenti ka ndodhur në qytetin e Wenxing në provincën Sichuan.
Policia lokale e ka konfirmuar këtë rast për BBC-në, por nuk kanë dhënë më shumë detaje, pasi që rasti ende po hetohet.
13 vjeçari kishte mbytur nënë e tij pas një zënke të shtunën e kaluar, raporton Radio Azia e Lirë, duke u thirrur në burime lokale.
Më pas ai ia kishte këputur kokën dhe kishte vendosur atë në një kove e më vonë e kishte hedhur në një kanal pranë shtëpisë.
Njoftohet edhe se vrasja nuk ishte zbuluar deri këtë të mërkurë, kur një nga shokët e klasës ia kishte treguar videon nënës së tij, e cila menjëherë kishte njoftuar policinë.
Sipas informatave të para, djaloshi është arrestuar derisa ishte në shkollë.