Ahmed Versi, redaktor në “Muslim News”, gazetën më të vjetër në lidhje me muslimanët në Britani në një deklaratë për AA tha se deri tani ky është numri më i madh i deputetëve muslimanë që kanë hyrë në parlamentin britanik.
Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në Britaninë e Madhe javën e kaluar në parlamentin britanik janë zgjedhur 13 deputetë myslimanë, ku 8 prej tyre janë femra, raporton Anadolu Agency (AA).
Ahmed Versi, redaktor në “Muslim News”, gazetën më të vjetër në lidhje me muslimanët në Britani në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA) duke theksuar se deri tani ky është numri më i madh tha se: “Është një lajm shumë i mirë që në parlament kanë hyrë 13 deputetë muslimanë. Por duke pasur parasysh llojshmërinë e popullsisë nuk mund të themi akoma se përfaqësohet tërësisht komuniteti në Dhomën e Përfaqësuesve”.
Sipas rezultateve u zgjodhën nga partia Laburiste 9 deputetë muslimanë, nga partia Konservatore 3 dhe nga Partia Kombëtare Skoceze (SNP) 1. Theksohet se nga partia SNP dhe ajo Konservatore zgjidhen për herë të parë deputetë muslimane femra. Gjithashtu tërheq vëmendjen fitorja e deputetes Naz Shah nga partia Laburiste e cila fitoi në rajonin e Bradfordit perëndimorë kundër liderit të partisë Respekti, George Galloway. Deputetja Shah e njohur për pikëpamjet e saj pro-palestineze u zgjodh deputete me 11 mijë e 420 vota më shumë kundër Galloway i cili ka patur një mbështetje të madhe në rajonin e tij.
Pavarësisht dështimit në zgjedhje, Partia Laburiste është partia më e madhe e cila ka nxjerrë më shumë deputetë muslimanë. Deputetët muslimanë të cilët arritën të zgjidhen si deputetë në zgjedhje nga partia Laboriste janë Rupa Huq, Tulip Rizwana Siddiq, Naz Shah, Imran Hussein, Khalid Mahmood, Shabana Mahmood, Rushanara Ali, Yasmin Qureshi dhe Sadiq Khan. Ndërsa nga Partia Konservatore Nusrat Ghani, Sajid Javid dhe Rehman Chisti dhe nga Partia Kombëtare Skoceze Tasmina Ahmed Sheikh.
Në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë afërsisht 2 milionë e 800 mijë muslimanë, një shifër kjo që përbën 4,4 përqind të popullsisë. Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në vitin 2010 ishin zgjedhur 8 deputetë muslimanë. Ndërsa popullsia në 26 rajone në vend përbëhet nga mbi 20 përqind muslimanë.kohaislame