2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

12 të vrarë nga një shpërthim në Somali, mes viktimave edhe Ministri i Porteve

Më të lexuarat

 Nga shpërthimi i ndodhur në një hotel në kryeqytetin e Somalisë në Mogadishu numri i të vrarëve ka arritur në 12 persona, ndërsa mes të vdekurve ndodhet dhe Ministri i Porteve, Nur Hersi, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët në ngjarje mësohet se akti është kryer nga 2 kamikazë me 2 mjete të mbushura me lëndë eksplozive në “Central Hotel” i cili është edhe një nga vendet e frekuentuara nga ministrat dhe deputetët e Somalisë.
 
Nga ky shpërthim mësohet se kanë humbur jetën 2 kamikazët dhe 10 civilë.
 
Ndërsa burimet policore kanë njoftuar se mes të vrarëve ndodhet dhe Zv.kryetari i Bashkisë së Mogadishu, Muhammed Adem dhe nga shpërthimi ka patur një numër të madh të plagosurish, ku mes të plagosurve është edhe prefekti Muhammed Mahmud Sani i qytetit Balad, i cili ndodhet 30 km në largësi të Mogadishu. Nga informacionet paraprake mësohet se gjendja e prefektit është e rëndë.
 
– Sulmin e ka marrë përsipër organizata Al-Shabaab
 
Sulmin e ka marrë përsipër organizata Al-Shabaab e cila në një radio që i përket organizatës ka pohuar se “Muxhahidët kanë ndërmarrë një sulm të madh në një nga hotelet më me rëndësi në kryeqytet”.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit