0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

12 TË VDEKUR NË VENDIN E PUNËS

Më të lexuarat

Zbatimi i ligjit të punës në ndërmarrjet e Kosovës nuk është i kënaqshëm. Gjatë këtij viti kanë vdekur 12 punëtorë dhe shumë të tjerë janë lënduar, u tha sot në konferencën për media të Ministrisë së punës ku u prezantua raporti përmbledhës i aksionit inspektues në sektorin e ndërtimtarisë.

Zëvendës ministri për punë dhe mirëqenie sociale, Berat Luzha tha sot se zbatimi i ligjit në ndërmarrje nuk është I kënaqshëm dhe ka jashtëzakonisht probleme.

“Ky raport del se zbatimi i ligjit në ndërmarrje nuk është i kënaqshëm. Ka jashtëzakonisht probleme dhe ne kemi qëllimin që zbatimi të bëhet sa më I mirë dhe që në këtë drejtim të lëvizin punës, të ecin përpara”, tha Luzha.

Sipas Luzhës, ministria e Punës ka paraparë ndryshimin e ligjin ndërsa tani është në procedurë e sipër një koncept dokument i cili është në diskutim brenda strukturave të ministrisë.

Sipas kryeinspektorit të punës, Basri Ibrahimi vetëm gjatë aksionit në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar gjoba për 24 ndërmarrje me vlerë prej 62 mijë euro e 900. Konkretisht gjobat sipas Ibrahimit janë shqiptuar për mungesë të kontratave dhe pa sigurisë në punë. Ndërsa në gjithë Kosovën janë 12 punëtorë të vdekur në kompanitë ndërtimore.

“Ne do t`i përdorim të gjitha mundësit tona ligjore që ta shtyjmë punëdhënësit që t`i zbatoj këto ligje dhe ligjin e punës, posaçërisht ligjin për siguri në punë sepse në vetëm gjatë këtij viti i kemi 12 të vdekur e me dhjetëra të lënduar”, tha Ibrahimi.

Gjobat për mos respektimin e ligjit sillen nga 500 deri në 19 mijë euro. Ndërkaq aksioni i inspektorëve të punës nga e hëna do të vazhdojë në rajonin e Gjilanit. Zyrtarë të Ministrisë së Punës thanë se ligji për sigurinë në punë është përgatitur si draft dhe është dërguar Qeveri për miratim.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit