Dr. MUHAMED RATIB E-NABULSI
E vërteta e parë:
Prej llojeve më të rënda të padrejtësisë shoqërore është rasti kur familjarët kërkojnë një vajzë (nuse) të ndershme për djalin e tyre të keq!
E vërteta e dytë:
Kur shoqëria edukohet me parimin e turpit përpara haramit, mos u çudit prej burrit që nuk fal namazin dhe nuk e urdhëron bashkëshorten të mbulohet!
E vërteta e tretë:
Injorant nuk është ai që nuk di lexim e shkrim, por ai që e di drejtimin e kibles (Qabes në Mekë) dhe nuk falet!
E vërteta e katërt:
Tri gjëra nuk kthehen:
Fjala kur del
Koha kur kalon
Besueshmëria kur humbet.
E vërteta e pestë:
Jeta është si një treg i madh në të cilin ti shëtit dhe merr çfarë të duash. Por, ki parasysh se llogarinë e ke përpara duke të pritur ty, që të paguash çmimin e çdo gjëje që more!
E vërteta e gjashtë:
Respektimi i prindërve është një “tregim” që ti e shkruan vet, kurse fëmijët ta tregojnë ty!
E vërteta e shtatë:
Prej etikës është që mos të pyesësh rreth gjërave që të tjerët nuk t’i tregojnë. Nëse nuk është e dukshme, kjo nuk të përket ty!
E vërteta e tetë:
Vdekja nuk të pret kur ti të drejtohesh, prandaj përmbaju rrugës së drejtë derisa të të vijë vdekja!
E vërteta e nëntë:
A di kuptimin e thënies “medhlum” (personi që i është bërë padrejtësi)?
“Më mjafton Allahu, Ai është Mbrojtësi i mrekullueshëm!”, që do të thotë se çështjen e tij, ai nuk ia la njerëzve në Tokë por Allahut sipër shtatë qiejve!
E vërteta e dhjetë:
Disa besojnë se “syri” është i vërtet, më shumë sesa besimi i tyre se Allahu është Mbrojtësi më i mirë!
E vërteta e njëmbëdhjetë:
Memeci dëshiron të recitojë librin e Allahut (Kuranin).
Shurdhi dëshiron që ta dëgjojë atë.
I verbëri dëshiron që ta shikojë atë.
Ndërkohë që celularët tanë po na shkatërrojnë.