11 pyetje që mund t’i bëjnë fëmijët tuaj të lumtur, pyetje të cilat ata do t’ua bëjnë dhe që ju duhet t’u përgjigjeni e që do t’ju bëjnë edhe ju të lumtur.
Cili është momenti yt i preferuar i ditës?
Kjo është një pyetje e mirë për t’u bërë para gjumit dhe që e ndihmon fëmijën të ndihet i kënaqur e i lumtur para gjumit. Po ashtu, ajo krijon një rutinë për t’u përqendruar në gjërat më të mira që kanë ndodhur gjatë ditës.
Përse je mirënjohës?
Kjo është një pyetje e mirë për t’u bërë gjatë vaktit të darkës. Çdo anëtar i familjes mund të flasë me radhë se përse ndihet mirënjohës. Ka një lidhje të fortë midis lumturisë dhe mirënjohjes!
Si do ta zgjidhësh këtë problem?
Kur fëmija “troket” tek ju për një problem, bëjani pyetjen me një ton të ngrohtë dhe kurioz. Mos u nxito ta zgjidhësh ti problemin e tij! Të paktën, jepi një shans që ai të punojë vetë me të dhe nxiti vetëbesimin se mund ta bëjë. Nëse ai thotë “nuk e di”, ti mund t’i thuash “nuk jam i sigurt, të përpiqemi ta gjejmë bashkë”.
Si të bën të ndihesh kjo?
Një pjesë thelbësore e lumturisë është aftësia për të dalluar e shprehur emocionet. Nëse i verbalizoni ndjenjat tuaja, mund të gjeni kuptimin e tyre, t’i përpunoni ato dhe të merrni suport nga të tjerët. Kjo është një pyetje e mirë për t’u bërë kur fëmija vjen tek ty, pasi i ka ndodhur diçka “e keqe”. Në vend që ta nënvlerësosh problemin (“ajo nuk ishte diçka e keqe”), ose ta zgjidhësh atë (“lëre mamin ta zgjidhë”), duhet ta bësh fëmijn të vetëdijshëm për ndjenjat e tij dhe ta përdorësh informacionin në mënyrë efektive.
Çfarë mendon ti për atë që ndiej unë?
Në çdo situatë, mund të kultivosh empatinë duke e pyetur fëmijën rreth ndjenjave të dikujt. Empatia (aftësia për të ndjerë emocionet e tjetrit) do ta bëjë fëmijën më të lumtur, pasi ai do të zhvillojë marrëdhënie sociale më të forta.
Si mund të shohim anën e mirë të gjërave?
Mund ta mësoni fëmijën se ka anë pozitive. Me adoleshentët është pak më e vështirë, por fëmijët e vegjël e pëlqejën këtë. Madje, mund t’u mësoni shprehjen “kur jeta të jep limona, bëj limonadë”.
Çfarë mund të mësojmë më tepër nga kjo?
Në çdo situatë, ka gjithmonë diçka më tepër për të mësuar. Njerëzit e lumtur janë kuriozë dhe gjithmonë duan të mësojnë më tepër. Ndaj, kur shihni TV dhe dikush thotë diçka që nuk e keni dëgjuar, mund të hapni YouTube dhe të dëgjoni diçka mbi atë temë.
Çfarë dëshiron të bësh në fundjavë?
Kërkimet tregojnë se parashikimi i eksperiencave pozitive sjell më tepër lumturi, sesa vetë eksperienca. Kur fëmija të jetë në një moshë që ta ketë fituar konceptin “nesër”, filloi të krijoni një zakon parashikimi për kënaqësitë e vogla të së nesërmes.
Çfarë mund të bëjmë për ta ndihmuar dikë që të jetë i lumtur?
Ta marrësh me vete fëmijën kur viziton një të afërm të sëmurë, ose dikë që ka bërë një operacion, ose t’i kërkosh ndihmë për të gatuar supën është një dhuratë e mrekullueshme që mund t’i bëni atij. Ai do të ndihet krenar për sjelljen e tij. Krijoni një shpirt bujarie në përditshmërinë e tij.
Çfarë dëshiron të bësh sot jashtë shtëpisë?
Përfshirja në aktivitete fizike me fëmijën tuaj është një metodë e mrekullueshme për t’i krijuar një zakon të mirë. Ushtrimet çlirojnë endorfina dhe ato janë efektive për të trajtuar depresionin. Fëmijët më të prirur për ushtrime janë ata, prindërit e të cilëve ushtrohen edhe vetë.
Cili është momenti yt më i lumtur?
Nëse e përqendron vëmendjen e fëmijës te eksperiencat e tij më të kënaqshme, ai dot fillojë të kuptojë të zgjedhë në mënyrë proaktive për ta shtuar kohën e kaluar në aktivitete që do ta bëjnë të ndihet mirë me veten. /huffington post