Pensioni bazë për 13.7 milionë pensionistët francezë vitin e kaluar ishte mesatarisht 1032 €.
Instituti për Sigurimin Pensional (Cnav) në Francë tha se pensioni bazë i vitit të kaluar është rritur mesatarisht për 1.4 për qind, ose 4 €, pra nga 1028 në 1032 euro.
Mosha mesatare e pensionistëve francezë vitin e kaluar u rrit pak, nga 73.4 në 73.6 vjet.
Shumica e pensionistëve francezë, gjegjësisht 89,4 për qind, kalojnë pensionimin e tyre në Francë. Shumica prej tyre jetojnë në rajonin e Parisit, në juglindje dhe në bregun perëndimor.kohaislame