Me rastin e 102 vjetorit të betejave tokësore të Çanakkalasë u mbajt një ceremoni përkujtimore në përmendoren Lone Pine (pisha e vetme) në Gadishullin Gelibolu
ÇANAKKALA (AA) – Me rastin e 102 vjetorit të betejave tokësore të Çanakkalasë u mbajt një ceremoni përkujtimore në përmendoren Lone Pine (pisha e vetme) në Gadishullin Gelibolu, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoni kanë marrë pjesë ministrja e Jashtme e Australisë Julie Bishop, ministrja e Drejtësisë së Zelandës së Re, Amy Adams, përfaqësues të Republikës së Turqisë zv/prefekti i Çanakkalasë Bekir Sıtkı Dağ, ambasadori britanik në Ankara Richard Moore, ambasadori i Australisë në Ankara James Larsen, ambasadori i Zelandës së Re në Ankara Jonathan Curr, ambasadori amerikan në Ankara John Bass, përfaqësues të tjerë nga vendi dhe të huaj si dhe qytetarë nga Austalia dhe Zelanda e Re.
Ceremonia ka nisur me vizitën tek përmendorja dhe varret nga ministrat e Australisë dhe Zelandës së Re.
Ministrja e Jashtme e Australisë Julie Bishop në një fjalim të mbajtur ka vënë në dukje se pema e pishës e cila ndodhet e vetme në kodrën ku ndodhet përmendorja simbolizon koston e luftës.
Pasi ka vënë në dukje se konflikti më i përgjakshëm gjatë luftës ka ndodhur në Lone Pine, ministrja Bishop tha se në këtë përmendore ndodhen emrat e më shumë se 4 mijë autralianëve dhe nga Zelanda e Re të cilët e kanë humbur jetën në këtë luftë.
“Teksa varret e ushtarëve tanë luftëtarë qëndrojnë pranë njëri tjetrit të mbledhur në këtë vend të shenjtë, është e pamundur që të mos befasohesh duke u kthyer dhe të shikosh trashëgiminë e kësaj lufte të tmerrshme”, tha Bishop.
Pas fjalimeve janë bërë lutje për personat që e kanë humbur jetën në luftë.
Ceremonia ka përfunduar pas qëndrimit të nderit, vendosjes së kurorave dhe intonimit të himneve kombëtare.