-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

100 vjet pas Kuvendit të Junikut, bëhen bashkë përfaqësues të institucioneve nga trevat shqiptare

Më të lexuarat

Ashtu si 100 vite më parë, kur ishin tubuar delegatë nga mbarë trevat shqiptare, në Kuvendin historik të Junikut, ashtu edhe sot, pas 100 vjetësh, në shënim të këtij përvjetori, në Junik, janë bashkuar përfaqësues institucionesh nga Kosova, Shqipëria, Lugina e Preshevës, dhe viset tjera shqiptare, në mesin e të cilëve ishin, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, ministri I kulturës së Republikës së Shqipërisë, Aldo Bumqi, ambasadorë dhe përfaqësues të konfeksioneve fetare dhe qytetarë të shumtë nga viste shqiptare.

Sipas kryeministrit Thaci, kjo datë, pas 100 vitesh, po nxjerr në shesh faktin, sipas të cilit, “Kuvendi I Junikut” I parapriu 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. “Kosova përgatiti Pavarësinë e Shqipërisë, por, vet mbeti një shekull e robëruar”, është shprehur Thaçi, i cili më tutje ka thënë se, “Hasan Prishtina dhe shumë mendje ndritur të kombit, morën vendim në Junik, përpara 100 viteve, për organizimin e luftës, duke bërë Junikun sinonim të lëvizjes kombëtare”. Gjithnjë sipas tij, “Kuvendi I Junikut tuboi patriotët me vizion, guxim dhe vigjilencë, në organizimin e kryengritjeve të reshtura nga Mitrovica, deri në jug të Shqipërisë, por, megjithëkëtë, ka theksuar Thaçi, një pjesë e trevave tona, mbeti e okupuar. Mirëpo, në vitin 1920, Juniku mbetet zonë neutral, dhe bëhet strehë e çetave të kryengritësve të Drenicës, Shkodrës, Malësisë së Madhe e të tjerë, që reflektuan në çlirimin e tokave shqiptare.
Ai, në vazhdim ka përkujtuar luftën çlirimtare të UÇK-së, kurse në këtë kuadër edhe kontributin e madh të Junikut, që sipas tij, ishte një strehë e luftëtarëve të lirisë. Ai, ka rikujtuar edhe takimin e Hollbrukut, që kishte pasur me përfaqësuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Junik, ku janë thyer paragjykimet, me të cilat donin ta paragjykonin UÇK-në, kurse në fakt, kjo ushtri u legjitimua për luftën për liri.
Thaçi në vazhdim, ka falënderuar gjithë ata që ndihmuan lirinë e Kosovës, në veçantin SHBA dhe shtetin shqiptarë sikurse gjithë popujt tjerë paqedashës të botës. Nga ky takim ushtria dhe lufta jonë, mori legjitimitetin për të luftuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ka kujtuar kryeministri I Kosovës, I cili falënderoj të gjithë që I ndihmuan Kosovës në rrugëtimin e saj drejtë lirisë, në veçanti SHBA-të, NATO-n, shtetin shqiptar dhe popujt tjerë liridashës.
Kryeministri Thaçi, ka folur edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, rrugëtimin e saj drejtë BE-së dhe NATO-s, duke shtuar se, përkrah çdo deklarim të shqiptarëve në Luginën të Preshevës.
Ndërkaq, Atifete Jahjaga, Presidente e Kosovës, ka thënë se, “përpjekjet e popullit të Kosovës, ishin të gjata dhe të rënda, ngase, shtetet fqinje, donin ti gllabëronin trevat tona, mirëpo, ne arritëm që të ruajmë substancën tonë kombëtare, të zhvillojmë luftëra liridashëse, dhe sot kemi përkrahjen e SHBA-së dhe të BE-së, për të qenë të lirë dhe të barabartë”. Në vazhdim, ajo, është shprehur mirënjohëse, për ideologun e Kuvendit të Junikut, Hasan Prishtinën, për presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën, për luftëtarët e lirisë, Adem Jasharin, Sali Çekun, Luan Haradinaj, Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën e shumë e shumë të tjerë. “Shqiptarët si komb dëshirojnë të jetojnë në paqe dhe harmoni me popujt e botës dhe rrugëtojnë drejtë synimeve tona të anëtarësimit në BE dhe në NATO”, ka nënvizuar presidentja e shtetit, Jahjaga.
Pasi ka përshëndetur në emër të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, Aldo Bumqi, ministër i kulturës të Shqipërisë, tha se, “Juniku ka gdhendur me gjak, emrin e tij, në çdo kapitull të historisë së shqiptarëve”.
Kryetari I Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, pasi ka kujtuar ideologun, Hasan Prishtina, ka thënë se, “së bashku me trimat tjerë të çështjes sonë kombëtare, mbajtën në Junik, “Kuvendin Historik të Junikut”, në të cilën morën vendime të rëndësishme, për trojet shqiptare, duke bërë thirrje për kryengritje masive kundër pushtuesve turq”. Sipas tij, po në këtë Kuvend, në fillim të majit të vitit 1912, Hasan Prishtina, vjen në Kosovë për të organizuar kryengritjen e përgjithshme shqiptare, të njohur edhe si kryengritja anti-osmane. “Hapi i parë që duhej të bëhej ishte bashkimi I forcave, dhe kjo gjë u arrit duke I bashkuar 250 delegatë të trojeve shqiptare ku sollën vendime historike, të cilat rezultuan më vonë me pavarësinë e Shqipërisë”, ka vlerësuar kryeparlamentari Krasniqi.
Ambasadori I Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka vlerësuar se “Shqipëria nuk është më ajo, që dikur, rrinte pas dyerve të konferencave ndërkombëtare, por, ajo është në tryezat e të gjitha takimeve të larta botërore, është anëtare e NATO-s dhe së shpejti do të jetë anëtare e BE-së”.
Në përvjetorin e këtij Kuvendi, me kumtesat e tyre u paraqiten edhe, Pajazit Nushi, Jusuf Bajraktari dhe nikoqiri i Kuvendi, kryetari i komunës Agron Kuçi./BS

Adem Lushaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit