-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

10 vlera shëndetësore të gështenjës

Më të lexuarat

Të pjekura apo të ziera, gështenjat janë mbretëresha e tavolinës së vjeshtës. Tepër të shijshme dhe super energjike, janë kurë shumë e mirë për shëndetin tonë

Konsumoni gështenja jo vetëm pse janë frutë i stinës së vjeshtës, por sepse janë të pasura me vitamina, minerale dhe i bëjnë shumë mirë lëkurës dhe shëndetit të zemrës. Të pjekura apo të ziera, gështenjat janë mbretëresha e tavolinës së vjeshtës. Tepër të shijshme dhe super energjike, janë kurë shumë e mirë për shëndetin tonë. Në fakt cilësohet si frutë jo i zakonshëm, siç shpjegojnë nutricionistët, gështenja në krahasim me frutat e tjera përmban ujë në sasi më të paktë, mirëpo mund të konsiderohet “minierë ari” për përmbajtjen e lartë të mineraleve, sikurse janë hekuri, kalciumi, kaliumi, bakri, mangani. Po kështu është burim i mirë i vitaminave në veçanti i vitaminës E, C, K dhe vitaminave të grupit B, shumë të domosdoshme për funksionimin e organizmit. Ndaj dhe ne po ju listojmë 10 arsye pse konsumimi i gështenjës ju bën shumë mirë për shëndetin.

Së pari, sepse janë super të ushqyeshme. 100 gramë gështenja kanë rreth 165 kalori dhe 37 gramë karbohidrate, nga të cilat të paktën një e treta është në formën e niseshtesë. Përmbajtja e tyre është më e lartë se ajo e patateve dhe përgjithësisht e ngjashme me atë të drithërave. Prandaj është një ushqim shumë kalorik që mund të bëjë kripëra minerale, vitamina dhe antioksidantë në sasi të mirë.

Së dyti, sepse përmban shumë vitaminë C. Fruti i gështenjës përmban vitaminë C sa limoni, por vetëm nëse hahen të papërpunuara. Vitamina C është e nxehtë dhe nxehtësia ka tendencë për ta shpërndarë atë.

Së treti, janë aleate të lëkurës. Të pasura me vitaminë A dhe vitaminë C, favorizojnë prodhimin e kolagjenit, i domosdoshëm për të ruajtur elasticitetin e indeve. Kolagjeni është një proteinë që trupi e prodhon natyralisht. Ajo është e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit dhe gjallërisë së lëkurës.

Së katërti, sepse mbajnë zemrën e shëndetshme.

Falë kaliumit ato janë burim i mirë, duke i kthyer në aleate të zemrës dhe arterieve: ndihmojnë në mbajtjen e hipertensionit të shëndetshëm dhe sistemin kardiovaskular të shëndetshëm. Përveç kësaj, falë pranisë së vitaminës C, ato kundërshtojnë mbajtjen e ujit duke promovuar qarkullimin e duhur të gjakut.

Së pesti, janë “gluten free”-pa gluten. Mund të konsumohen edhe nga personat që vuajnë nga sëmundja e Celiakisë, e cila është një sëmundje e cila shkaktohet nga gëlltitja e glutenit, që është një kompleks i proteinave të patretshme në ujë që ndodhen në grurë, dhe karakterizohet nga një numër i madh manifestimesh klinike.

Së gjashti, janë kundër plakjes. Gështenjat janë të pasura me antioksidantë dhe prandaj arrijnë të kontribuojnë në luftën kundër stresit oksidativ dhe plakjes.

Së shtati sepse ulin nivelin e kolesterolit. Konkretisht, prania e acideve të mira yndyrore, yndyra të ngopura dhe vitaminës E lejojnë rregullimin e nivelit të kolesterolit në gjak.

Së teti, forcojnë dhe mbrojnë imunitetin. Gështenja përmban antioksidantë, polifenolë dhe substanca të tjera të cilat kanë veprime anti-inflamatore.

Së nënti, janë aleate të shëndetit të aparatit tretës. Prania e lartë e fibrave i bën gështenjat pro biotik të vërtetë, të afta për të mbështetur zhvillimin e florës bakteriale dhe funksionimin sa më mirë të aparatit tretës, veçanërisht zorrëve.

Së dhjeti, kundër lodhjes. Përmbajtja e lartë e kripërave minerale dhe indeksi i lartë glicemik i kësaj frute vjeshte ndihmon në remineralizimin dhe rikthimin e rezervave të glikogjenëve të muskujve pas aktivitetit fizik. Përmbajtja e mirë e niseshtesë, praktikisht karbohidrateve komplekse, e bën gështenjën vakt ideal për ata që ushtrojnë sport të rezistencës, pasi liron energjinë ngadalë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit