1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

10 – vjetori i Eksodit

Më të lexuarat

Fillimi i pranverës që prej dhjetë vitesh për popullin e Kosovës shënon përvjetorin e vuajtjeve, përndjekjeve dhe terrorit, të cilin Evropa e kishte harruar qysh nga mesjeta. Këtë terror nga faqet e errëta të historisë e riktheu dhe e bëri realitet makineria vrastare serbe dhe vetëm ata që e përjetuan në lëkuren e tyre zullumin mund ta përshkruajnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë ujqërit e veshur me petk njeriu. Ndërgjegjja (e krishterë) evrop-perëndimore u provokua thellë atë botë dhe deri në atë masë, saqë u vu në lëvizje aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake për mbrojtjen e popullit të Kosovës dhe ndalimin e gjenocidit që ushtrohej mbi ta.
 
Që prej asaj dite kosovarët me mirënjohje të thellë e festojnë marsin si fillimin e ndërhyrjes ushtarake evro-perëndimore kundër aparatit serb të dhunës, duke përjetuar këtë si ndihmë dhe përkrahje e fuqishme në kohën kur ndoshta më e logjikshme ishin të humbeshin të gjitha shpresat. Është interesant se mu atëherë kur ndoshta do të duhej të që shpresat të mos ekzistojnë, mu atëherë ndodhin mrekullitë.
Sot pas dhjetë vitesh njerëzit vazhdojnë të bëjnë analiza rreth atyre ngjarjeve. Secili e manifeston përvjetorin në mënyrën e vet. Shqiptarët gëzohen që arritën ta gëzojnë lirinë, ndërsa në anën tjetër, serbët vajtojnë, akuzojnë, ngrenë zërin, por gjëja e vetme që akoma nuk e kanë bërë e që do të duhej ta bënin, nuk janë distancuar nga politikat dhe strategjitë vrastare millosheviqiane. Këtë e gjykojmë sipas retorikës që përdorin në të gjitha nivelet, por edhe nga veprime jo vetëm të individëve, që na japin të kuptojmë se nuk ka ndryshime konceptuale në mentalitet. Fatkeqësisht…
Unë mendoj për këtë ngjarje, se e ndiej nevojën që të flitet dhe të demaskohet terrori dhe gjenocidi medial dhe propagandistik që vazhdon të ushtrohet nga Serbia dhe në këtë drejtim të mobilizohen mekanizma mbrojtës, vendorë e ndërkombëtar.
Ç’është më e keqja, disa qarqe kosovare (me apo vetëdije) janë pozicionuar në të njëjtin tabor me qarqet antiislame dhe antishqiptare serbosllave. Etiketa, sensacione, afera, skandale, të gjitha pjesë e fushatës donkishotiane që janë vënë në “shërbim” të mbrojtjes së civilizimit dhe kulturës evropiane nga rreziqet e fantazuara të terrorizmit, ekstremizmit, vehabizmit, e izmave tjerë të fabrikuara nga makineria historikisht e dëshmuar si antishqiptare. Dallimi është vetëm në versione (serbisht, shqip) ndërsa brumi është i njëjtë. Prapë fatkeqësisht…
Nevoja për ndërhyrje që do të ndalte këtë terror medial dhe këtë gjenocid kulturor është imediate. Mbesim në pritje të mrekullisë, pa i humbu shpresat…
 
Ekrem Avdiu
Revista “Albislam”, 2009.
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit