3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

10 sëmundjet më të shtrenjta

Më të lexuarat

Kurimi dhe ilaçet e këtyre sëmundjeve janë të shtrenjta. Pas tyre vijnë sëmundjet e zemrës dhe të kancerit.

Revista e njohur ekonomike amerikane Forbes, ka paraqitur listën e dhjetë sëmundjeve më të shtrenjta për nga kurimi. Sëmundjet më të shtrenjta për t’u kuruar të dhëna në listën e përgatitur nga ekonomisti Charles Roehriag, punonjës në Institutin Altarum të Michiganit, janë sëmundjet me probleme psiqike. Kurimi dhe ilaçet e këtyre sëmundjeve janë të shtrenjta. Pas tyre vijnë sëmundjet e zemrës dhe të kancerit.

1. Sëmundjet psikike: Qeveria harxhon afërsisht 142.2 miliard dollarë për kurimin e kësaj sëmundjeje. 6 % e harxhimeve vjetore shkon për sëmundjet nervore si Alzheimer, Parkinson, depresionit, ankthit dhe skizofrenisë. Shpenzimet për sëmundjet, çrregullimet psiqike rriten nga dalja në treg e ilaçeve të reja dhe të shtrenjta.

2. Sëmundjet e zemrës: Për kurimin e këtyre sëmundjeve harxhohen afërsisht 123,1 miliard dollarë. 5% e buxhetit vjetor përdoret për këtë sëmundje, përsëri mbetet shkaku numër një i vdekshmërisë. Vetëm se shpenzimet për këtë sëmundje janë duke rënë. Sepse njerëzit janë duke konsumuar më pak cigare. Cigarja është një faktor rrezikues për zemrën. Edhe ilaçet të cilat ulin kolesterolin mund të parandalojnë krizat e zemrës.

3. Trauma: Për kurimin e kësaj sëmundjeje harxhohen 100,2 miliard dollarë. Megjithëse makinat tashmë janë më të sigurta shpenzimet për traumat vazhdojnë të rriten. Sepse për të kuruar një rast traume duhen më shumë para. Skanimet tomografike kompjuterike dhe analizat e tjera janë shumë më të shtrenjta.

4. Kanceri: Për kurimin e kësaj sëmundjeje harxhohen afërsisht 99,4 miliard dollarë. 7% e buxhetit përdoret për kurimin dhe ashtu si në sëmundjet e tjera edhe këtu shohim një rritje të shpenzimeve nga viti 1996 deri në vitin 2005. Vetëm se shpenzimet për kurimin e kancerit të prostatit, kolonës dhe mushkërive janë rritur dyfish.

5. Sëmundjet e mushkërive: Ndërkohë që për kurimin e këtyre sëmundjeve harxhohen 64,6 miliard dollarë, 6 % është shuma e shpenzimeve të ndara nga buxheti vjetor. Në këtë kategori të sëmundjeve të mushkërive bëjnë pjesë azma, sëmundja kronike obstruktive e mushkërive (KOAH). Shpenzimet për sëmundjen KOAH vazhdojnë të rriten ngadalë për shkak të pakësimit të nivelit konsumues të cigares dhe të gjetjes së kurave të reja.

6. Hipertensioni: Për kurimin e kësaj sëmundjeje harxhohen afërsisht 50,2 miliard dollarë. Nga buxheti vjetor përdoren 9%. Shpenzimet për presionin e lartë të gjakut sa vijnë e shtohen. Sepse doktorët tani po i kurojnë të sëmurët më ashpërsisht me ilaçe. Brenda kësaj kohe mund të gjenden ilaçe për presionin e gjakut si Norvacs, markë popullore shumë e shtrenjtë. Nëse doktorët do të këshillojnë ilaçe më të lira atëherë në të ardhmen këta shpenzime mund të ulen.

7. Osteoartriti: Qeveria harxhon afërsisht 48 miliard dollarë për kurimin e kësaj sëmundjeje. Ndërsa përqindja e shfrytëzuar nga buxheti është 8%. Rritja e artriteve të belit mund të jetë shkak i rritjes së harxhimeve Edhe obeziteti është një faktor rrezikues për artritet. Me shtimin e ilaçeve të shtrenjta si Vioxx dhe Celebrex në vitin 2000 u shtuan edhe më shumë shpenzimet për kurim. Ilaçi Vioxx duke pare se shtonte rrezikun e krizave të zemrës në vitin 2004 u hoq nga tregu. Ndërsa ilaçi Celebrex i shitur nga Pfizer nuk është aq popullor sa ilaçi i hequr nga tregu.

8. Problemet e shpinës: Për kurimin e këtyre sëmundjeve harxhohen afërsisht 40,1 miliard dollarë. 9% është pjesa e ndarë nga buxheti vjetor. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e nxënë operacionet e palcës kurrizore. Një shkak i rritjes së shpenzimeve është edhe rritja e komplikacioneve të operacioneve të shpinës. Për kurimin e dhimbjeve të shpinës duket se ilaçet narkotike janë më popullore. Sipas një studimi të dhënë në revistën American Medical Association pohohet se gjithë këta shpenzime nuk ndihmojnë në përmirësimin e të sëmurëve.

9. Sëmundja e veshkës: Shuma që harxhohet për kurimin e sëmundjes së veshkave është afërsisht 35,9 miliard dollarë. Ndërsa pjesa e ndarë nga buxheti vjetor është 13%. Aparati i dializës ndryshoi mënyrën e kurimit të mungesës së veshkës. Një kurë tjetër e shtrenjtë e sëmundjes së veshkave është edhe hormoni eritropoietin (EPO), një ilaç i prodhuar nga firma Amgen për të kuruar aneminë tek të sëmurët me veshka.

10. Diabeti: Për kurimin e diabetit shpenzohen afërsisht 35,8 miliard dollarë. Ndërsa pjesa e ndarë vjetore është 8%. Ndërkohë që në Amerikë ka rreth 24 milion diabetikë në Turqi ka 3 milion e 200 mijë persona. Por kjo shifër sa vjen e rritet me përhapjen e obezitetit. Ndërsa shkaku i mosrritjes së harxhimeve është se një pjesë e madhe e diabetikëve vdesin nga sëmundjet e zemrës. Edhe këta harxhime vlerësohen të ndara./TO/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit