1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

10 pyetje që ju duhet t’ia bëni patjetër mjekut

Më të lexuarat

Kam vërtetë nevojë për këtë analizë?- “Mjekët shpesh i përmbahen filozofisë së sigurisë duke urdhëruar sa më shumë analiza për të mbrojtur veten e tyre”, thotë David Sandmire, Medical Tests That Can Save Your Life. 16% e analizave të kancerit të prostatës janë të panevojshme, thonë studiuesit e Harvard, duke pohuar se çdo vit mijëra persona ju nënshtrohen biopsive të panevojshme. Një tjetër procedurë që bëhet jo rrallë pa nevojë, është skaneri. Rrezatimi nga këto analiza shkakton mesatarisht 5695 raste të kancerit në vit, thonë studiuesit britanikë.
Ku do e dërgoni gruan apo fëmijët tuaj?- “Mjeku i përgjithshëm është hapi i parë që duhet ndjekur, si pjesë e sistemit rutinor të vizitave dhe e kujdesit parësor shëndetësor”, thotë Kevin Soden, bashkautor i “Special Treatment: How to Get the Same High-Quality Health Care Your Doctor Gets”. Ai shton më tej se ata janë të duhurit për të orientuar në një mjek më të specializuar në rast se ju duhet.
Sa operacione keni bërë çdo vit?- Praktika është ajo që ndihmon për të bërë këdo të përsosur, edhe në sallën e operacionit. Mjekët kirurgë që kryejnë më shumë se 40 ndërhyrje në vit, kanë 50% më pak komplikime se sa pjesa tjetër. Kështu që duke pyetur ju siguroheni më mirë.
A mund të planifikoj kirurgji në mëngjes?- Nëse mbërrini më shpejt do të merrni vëmendjen e më të madhe të stafit mjekësor. Një studim i bazuar në 90 mijë operacione nga studiuesit e Duke University ka zbuluar se pacientët që operoheshin në mëngjes kishin më pak mundësi për të pasur komplikime me anestezinë, vjellje, dhimbje post operacioni, luhatje të presionit të gjakut etj.
Nëse unë sëmurem, do më shihni në spital?- Në 10 vitet e fundit, numri i të shtruarve shkon mbi 20 mijë. “Nëse shtroheni në spital, shanset që mjeku primar të kujdeset për ju nuk janë shumë të mëdha”, thotë Evan Scott Levine, autor i “What Your Doctor Won’t (or Can’t) Tell You”.
A fitoni bonuse në bazë të perforamncës?- Para se të planifikoni një operacion, kontrolloni sistemin mjekësor të spitalit si shpërblen. Kompanitë e sigurimeve rimbursojnë spitalet në bazë të llojit të trajtimit të dhënë dhe jo kohën e qëndrimit tuaj. “Një pjesë e spitaleve i paguajnë mjekët në bazë të shpejtësisë së rikuperimit të pacientëve, për të treguar cilësinë e shërbimit”, thotë Dr.Levine.
Kur jeni diplomuar në shkollën e mjekësisë?- Në një analizë të 62 studimeve, hulumltuesit Harvard Medical School, zbuluan se mjekët që kanë dalë nga shkolla e mjekësisë para 20 vitesh, kanë më pak gjasa që të jenë në dijeni të zhvillimeve të fundit mjekësore. Ata mund të mos jenë në dijeni të udhëzimeve aktuale të trajtimit, të tilla si përshkrimi i recetave me risitë e fundit, ndaj duhen bërë trajnime ta vazhdueshme.
Çfarë do të thotë kjo?- Shumica e mjekëve i përshkruajnë diagnozat me terma mjekësore, gjë që bën që në përfundim të vizitës të mund të mbeteni të paqartë. Për të qenë më të informuar lidhur me problemin që keni, kërkojini një shpjegim me terma më të kuptueshme.
A do ta hiqni unazën nga gishti?- Kur shkencëtarët në Rush University Medical Center të Chicago analizuan duart e 66 infermierëve, zbuluan se në të kishte dhjetë herë më shumë baktere se sa në momentin kur nuk i kishin unazat. Infeksionet bakteriale janë edhe shkaku kryesor i vdekshmërisë në spitalet amerikane, pasi rreth 98 mijë njerëz vdesin çdo vit prej tyre.
Çfarë tjetër mund të bëj për të trajtuar gjendjen time?- Studimet sugjerojnë se dieta dhe ushtrimet janë thelbësore për trajtimin dhe parandalimin e çdo gjëje që nga goditjet e zemrës, kanceri i prostatës etj. Një ekip studiuesish në Kolorado, ka zbuluar ndërkohë se vetëm 28% e mjekëve ju kanë përmendur stërvitjen pacientëve të tyre. Gjithashtu edhe regjimi ushqimor i ndihmon pacientët në parandalimin e një sërë problemesh, në mesin e tyre diabetit./GFJALA
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit