Ju pëlqen kopshtaria…Po nuk keni shumë hapësirë dhe kohë për ta ushtruar…Atëherë.
Pse nuk provoni të mbillni perimet, që kërkojnë pak vend dhe më pak mund. Kështu do kënaqeni ju dhe receptorët tuaj të shijes.
1. Sallata e gjelbër (po dhe rukola, lakra, spinaqi). Zgjidh atë lloj që të pëlqen më shumë dhe mbille: ka të përshtatshme për verë dhe për në dimër. Po t’i mbjellësh në pranverë dhe vjeshtë, do kesh sallatë gjatë gjithë vitit.
2. Patatet. Patatet ruhen më mirë kur mbahen në ajër të freskët. Një mënyrë e thjeshtë është t’i mbjellësh direkt në kashtë ku keni shtuar pak baltë se sa në tokë…Farat janë kokrra të plota ose copa të prera patatesh. Mbill vetëm patate organike.
3. Bishtaja. Ato rriten me lehtësi dhe janë produktive, bishtajat e gjelbra ruhen të ngrira dhe mund të bëhen turshi, pra ia vlen t’i kultivosh. Bishtajat rriten shumë mirë vertikalisht
4. Rrepat. Rrepat rriten edhe në tokë jo shumë mirë dhe ato mund të vilen brenda pak javësh. Mbilli në pranverë dhe vjeshtë. Shijo pastaj sallatën e shijshme të rrepave me hudhra dhe mustardë.
5. Qepët. Fillo me bimët e vogla. Nëse ato rriten mirë, mund të marrësh zhardhokë. Nëse jo, mund ta hash pjesën e gjelbër.
6. Dredhëzat. Janë shumë të shijshme nëse piqen natyralisht. Bli bimë me rrënjë të zhveshura në ditët e para të pranverës. Mbille në një vend me diell dhe pastroje nga barërat e këqija shpesh. Ato rriten shumë mirë në një kosh të vjetër.
7. Speci. Specat djegëse dhe ato të ëmbël rriten të dyja shumë lehtë. Fillo të mbjellësh fidanët dhe lëri specat të piqen për periudha të ndryshme kohe për të marrë ngjyra të ndryshme, shumica e specave kthehen nga të gjelbër në të kuq ose të kuqërremta dhe bëhen më të ëmbël. Mëso si t’i thash, ngrish, tymosësh dhe t’i ruash në formë gogozharesh.
8. Kungujt shkurre. Kungujt e vegjël nuk zënë shumë vend në kopsht si shumica e kungujve të tjerë. Mbille me fara ose transplant. Nuk të duhen shumë fara për të pasur kunguj mjaftueshëm. Mund t’i thash për t’i përdorur në supa ose si shtesë për mishin.
9. Domatet. Është pothuajse e pazëvendësueshme një domate e pjekur mirë në kopshtin e shtëpisë (kërko fidane me kërcell të trashë dhe gjethe shëndetshme). Mund edhe t’i grish ose t’i ruash në forma të tjera.
10. Borziloku. Shumë barëra rriten lehtë, por borziloku bën pjesë tek ata që rriten më lehtë nga gjithë. Ai plotëson domaten si kopsht dhe në kuzhinë; rritet nga farat dhe nga transplanti.