1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

10 pajisjet që kanë pasur ndikimin më të madh në teknologji

Më të lexuarat

Shumë pajisje ndër vite kanë qenë sozi të njëra-tjetrës dhe kjo nuk është gjë e keqe përkundrazi, teknologjia duhet të mbështetet në krahët e gjigantëve, duke shfrytëzuar kështu shkëmbimin dhe përmirësimin e ideve.

Por cilat ishin ato teknologji vërtet transformuese? 10 pajisjet e mëposhtme janë emërimet tona.

1: Sony Walkman – 1979

 Ai doli për herë të parë në 1979 dhe transformoi mënyrën se si dëgjohej muzika. Me Walkman, realiteti i jetës së përditshme ishte si një film. Ishte vërtet emocionuese atëhere, por edhe sot ngelet akoma madhështore.

2: Diamon Rio PMP300 – 1998
19 vjet pas Walkman, Diamon mori topin e Sony-t dhe u largua. Rio nuk ishte pajisja e parë me memorje të brendshme – ajo ishte SaeHan MPMan F10 – por Rio 32 MB ishte ajo që nisi revolucionin e muzikës dixhitale.

3. Amazon Kindle – 2007
Kindle është iPod-i i librave online dhe gjatë kohës që brezi i parë ishte paksa i ngadaltë dhe pa një qëllim të caktuar, brezi i tretë është perfeksionuar në leximin e eBook-eve, ose librave online, duke përfshirë këtu dhe Fifty Shades of Grey, i cili kohët e fundit është bërë një hit.

4. Kompjuteri personal IBM 5150 – 1981
Compaq mund të ketë meritat për shtimin e përdoruesve, por IBM shpiku kompjuterin personal, ose PC shkurt. IBM krijoi një bazë shumë të fortë për të gjitha kompanitë e sotme si Dell, Compaq dhe HP në fushën e PC. Sigurisht, kompjuterat e sotëm ndryshojnë shumë nga ato të IBM, por të gjitha nga Ultrabook e deri te iMac kanë PC në ADN-në e tyre.

5. Sony Playstation 2 – 2000
Platformat e lojrave kanë një kohë të gjatë që kanë dalë, por PS2 ka arritur shitje marramendëse dhe funksionaliteti i DVD-ve që kishte, jo vetëm e ndihmoi të ngrihej në maja, por ndryshoi dhe mënyrën se si do të ndërtoheshin platformat në të ardhmen.

6. Motorola DynaTAC 8000X – 1983
Duket për të qeshur tani, por sa herë përditësoni nga celulari gjendjen tuaj në Facebook, i detyroheni DynaTAC 8000X. Kjo pajisje ishte telefoni i parë portativ që mund ta mbanit me vete kudo, pa qenë të lidhur detyrimisht me makinën tuaj apo ndonjë valixhe dore tmerrësisht të madhe për ta përdorur. Ajo përdorte një rrjet me “qeliza” të shpërndara në një ambjent të madh dhe duke u hedhur nga qelizë në qelizë sa herë lëviznit.

7. Kamera Dixhitale Kodak – 1975
Steve Sasson, nje inxhinier elektrik që punonte tek Eastman Kodak shpiku kamerën dixhitale në 1975. Ajo përdorte shirit memorje dhe kishte rezolucion 10,000 piksela. Ngjante si një regjistrues kasetash.

8. TiVo – 1999
Gjëja e rëndësishme që kishte TiVo nuk ishte vetëm hardueri, por regjistrimi i videove dixhitale. Gjithashtu edhe vetë softueri ishte mahnitës për atë kohë, duke përfshirë pauzën në filma, apo listën e aktorëve sa herë që fillonte një film.

9. Honda Elecro Gyro-Cator – 1981
Gyro-Cator ishte sistemi i parë i udhëtimit për makina. Ajo përdorte një xhiroskop dhe jo GPS si në ditët e sotme. Ishte tmerrësisht i rëndë dhe jashtëzakonisht i shtrenjtë.

10. Një seri pajisjesh Apple – 1970 deri më sot
Ka një listë të madhe pajisjesh Apple, por jo të gjitha mund të listohen. iPhone sigurisht ndodhet aty, por PowerBook 100 ndryshoi mënyrën e krijimit të laptopëve duke e shtyrë tastierën nga mbrapa dhe duke vendosur një pajisje orientimi para saj. iPod ndryshoi muzikën dhe iPad ndryshoi tabletët. QuickTake solli kamerat dixhitale në tregun e konsumatorëve, si dhe iMac-u origjinal hoqi disketat./pcworld/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit