Ne e dimë që Samsung Galaxy S III do të vijë gjatë dy muajve të ardhshëm, edhe pse një paralajmërim i tillë nuk është bërë zyrtar nga vetë Samsung.
Mirëpo, tani sipas Eldar Murtzain, kompania jug-koreane ka pranuar para-porosi për rreth 10 milionë njësi të Samsung Galaxy S III.
Natyrisht, se këto porosi janë bërë nga operatorët e ndryshëm mobil, të cilët presin shitje të shpejta të këtij modeli të telefonit Android, dhe jo nga përdoruesit, sepse një opsion i tillë nuk është dhënë ende nga Samsung.
Pritet që Samsung Galaxy S III të jetë telefoni më i shitur mobil Android, dhe mbetet të shihet se në sa milionë do të shkojë numri i njësive të shitura në muajt e parë të lansimit. / Telegrafi / kohaislame /