Ka disa që e pëlqejnë Galaxy Note dhe disa të tjerë që e urrejnë, por gjithsesi Samsung ka arritur të shesë një numër të madh të Note megjithëse është duke u përballur ligjërisht me Apple në lidhje me patentën e pajisjes.
Smartfoni i madh, ose tableti i vogël – varet se si e shihni – është shitur 5 milionë herë gjatë muajit mars, ndërkohë që Samsung-u arriti deri në shtatë milionë njësi të shitura në muajin qershor.
Në ngjarjen e ditës së djeshme, ndërmarrja zbuloi që ka shitur 10 milionë njësi gjatë periudhës nëntë mujore.
Kompania koreano-jugore nuk është prodhuesi i vetëm që po synon tregun me smartfonë më të mëdhenj se ata të zakonshmit.
LG paraqiti në muajin mars Optimus Vu, që është një pajisje prej 5 inç me formë-faktorin 4:3 dhe përfshihet në të njëjtin treg si Note.
Sidoqoftë, LG nuk ia ka dalë edhe aq mirë pasi bëhet publike se ndërmarrja ka shitur 500,000 njësi në Korenë Jugore që nga hedhja në treg.
Vu është vendosur që të hidhet në treg në rrjetin Verizon në fund të tremujorit të tretë të vitit. (PC World Albanian)/kohaislame