0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

10 mijë libianë përcjellin djalin që vrau Gaddafin

Më të lexuarat

Më shumë se 10 mijë libianë u bashkuan të mërkurën për të shoqëruar në banesën e fundit një prej kryengritësve, pjesëmarrës në kapjen dhe ekzekutimin e ish-diktatorit, Muammar Gaddafi, një vit më parë.

Omran Ben Shaaban ndërroi jetë ditën e martë, pasi u mor peng, u torturua dhe u qëllua nga persona të cilët besohet se ishin mbështetës të kolonelit.

Trupi i pajetë i 22-vjeçarit mbërriti të mërkurën në qytetin e lindjes, në Misrata, ku kortezhi funebër u shndërrua në një manifestim të vërtetë popullor.

Me qindra, lëshuan slogane dhe kërkuan nga qeveria që të hakmerret për vdekjen e tij.

Shaaban fitoi një famë të menjëhershme në vendin me 6,5 milionë banorë të Afrikës Veriore, kur përfundoi në faqet e para të gazetave në datën 20 tetor, duke nxjerrë nga një kanal diktatorin Gaddafi, në përfundimin e betejës vendimtare, në qytetin e Sirtes.

Ai ishte prezent në momentin kur koloneli u qëllua me një plumb në kokë disa orë pas kapjes dhe konsiderohej si një prej të dyshuarve kryesorë të vrasjes./tch

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit