3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

10 MIJË EURO BILETA E PACOLLIT, 3 MIJË E ATIFETËS DHE E THAÇIT

Më të lexuarat

Behgjet Pacolli, si politikani më i pasur në vend, ka paguar më së shtrenjti biletën e aeroplanit për në New York, ku do të marrë pjesë në takimin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, sipas burimeve të sigurta të gazetës “Zëri”, ka paguar hiç më pak se 10 mijë euro nga Zvicra për busines class, në të cilin udhëtim do ta shoqërojnë një grup zyrtarësh nga vendet aziatike dhe afrikane.

Përpos faturës së lartë të aeroplanit që është paguar nga Zvicra për në New York, nuk dihet nëse Pacolli do të kërkojë rimbursim për këto mjete të shpenzuara, apo do të paguajë nga buxheti i tij personal, nga i cili ka mbuluar shumicën e shpenzimeve për sjelljen e njohjeve nga shtetet e ndryshme për Republikën e Kosovës.

Pacolli gjithashtu është vendosur në hotelin super luksoz “InterContinental”, ku çmimi më i ulët për një natë sillet prej 700-800 dollarë amerikanë, kurse suita 3000 dollarë nata.

Shefi i Behgjet Pacollit në Qeveri dhe presidentja Atifete Jahjaga kanë udhëtuar nga Prishtina për në Washington, me business-class, çmimet e të cilave kanë një kosto prej rreth 3000 euro, vajtje-ardhje. Një kosto të tillë të fluturimit me aeroplan e kanë paguar edhe ministrat e kabinetit Thaçi.

Presidentja Jahjaga, e cila shoqërohet në SHBA nga bashkëshorti, Astrit Kuçi dhe kryeministri Thaçi tashmë janë vendosur në hotelin e njëjtë me Pacollin, ndërsa ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka zgjedhur një hotel më në periferi të Nju-Jorkut.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit