-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

10 Mënyrat e mbrojtjes prej shejtanit!

Më të lexuarat

10 Mënyrat e mbrojtjes prej shejtanit!

1. Kërkimi i strehimit tek All-llahu prej shejtanit.
Thënia Eudhu bilahi mine shejtani raxhim. All-llahu i Madhërishëm thotë: E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej djallit, ti kërko mbrojtje prej All-llahut, se vërtet Ai është dëgjuesi, i dijshmi! ( 41:36)

2. Recitimi i dy sureve Felek dhe Nas, pasi ata kanë efekt të mrekullueshëm në kërkimin e strehimit tek All-llahu prej të keqes së shejtanit, dobësimin e tij dhe mbrojtjen prej tij. Kjo është arsyeja pse i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Asnjë person nuk kërkon strehim me ndonjë gjë tjetër si me Muaudhatejn (suret Felek dhe Nas) “. [Nesa’i, 5337]

3. Recitimi i Ajetit Kursi (2:255).

4. Recitimi i Sures Bekare. I Dërguari, sal-Allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Shtëpia në të cilën lexohet surja Bekare nuk i afrohet shejtani.” [Muslimi]

5. Pjesa e fundit e sures Bekare. I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kushdo që reciton dy ajetet e fundit të sures Bekare gjatë natës ato do t’i mjaftojnë atij.” [Muslimi]

6. Recitimi i fillimit të Sures Gafir (Mumin), deri në thënien e Tij, “wa ilayhi-l-maseer” (Te Ai është e ardhmja e çdokujt). Ha, Mim. Kjo shpallja e librit është prej All-llahut, fuqiplotit, gjithëdijshmit. I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, dhe që është ndëshkues i ashpër, por edhe bamirës. Nuk ka zot tjetër përveç Atij. Te Ai është e ardhmja e çdokujt. 40:1-3

7. Thënia “la ilaha ill Allah uahdahu la sharika lah, lahul mulku ëa lahul hamdu a huve `ala kuli shej’in kadir” (nuk ka asgjë që meriton të adhurohet përveç Allahut, Ai nuk ka partner, Atij i takon sundimi dhe lavdërimi dhe Ai ka fuqi për cdo gjë) njëqind herë.

8. Forma më e dobishme për mbrojtje nga shejtani: përkujtimi i shpeshtë i All-llahut të Lartësuar.

9. Abdesi dhe namazi, dhe këto janë nga radhët dhe mjetet më të mëdha të mbrojtjes, sidomos në kohën e shfaqjes së zemërimit dhe epshit.

10. Abstenimi nga të folurit e tepërt, ushqimi i tepërt dhe përzierja me njerëz.

Nga Imam Ibn Kajjim el Xheuzije rahimehullah

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit