3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

10 LIDERË BOTËRORË MBLIDHEN NË STAMBOLL PËR TË DISKUTUAR ARMËT BËRTHAMORE

Më të lexuarat

Në Stamboll u organizua konferenca me temë “Pengimi i përhapjes së armëve bërthamore dhe nisma për çarmatosjen”.

Konferenca u organizua me nismën e 10 vendeve ndër të cilave gjendet edhe Turqia, dhe ajo filloi me fjalimin e hapjes që mbajti Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Ahmet Davutollu.

Ministri turk tha se armët bërthamore përbëjnë një kërcënim për njerëzimin.

Pas mbledhjes, 10 kryetarët e delegacioneve pjesëmarrëse në konferencën e Stambollit, dolën përpara gazetarëve.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Ahmet Davutollu, tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e pastrimit të Lindjes së Mesme prej armëve bërthamore.

Ai tha: “Për të gjitha vendet e Lindjes së Mesme duhen zbatuar të njëjtat kritere. Kriteret që i kërkohen Iranit, duhet të kërkohen edhe prej Izraelit”.

Në mbledhjen e shtypit, kryetarëve të delegacioneve iu drejtua edhe pyetja në lidhje me pezullimin e detyrës së vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara me mision në Siri.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë lidhur me këtë temë tha se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të hyjë menjëherë në veprim.

“Mbrojtja e vëzhguesve nuk arriti të sigurohet. Kombet e Bashkuara duhet të marrin menjëherë autorizim. Në samitin e G 20-ës ne këtë temë do ta ngremë në rend”, tha ministri Davutollu.

Edhe kryetarët e delegacioneve të tjera, u shprehën se ata përkrahin Planin e Annanit, por situata në Siri ka ardhur në një pikë shumë shqetësuese.

Në konferencën e shtypit, pjesëmarrësit në konferencë gjithashtu bënë thirrje për krijimin e një mekanizmi efektiv politik në Siri. /trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit