2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

10 këshillat kryesore për një musliman që punon në një mjedis të hapur pune

Më të lexuarat

 

Në kohën e sotme, është e vështirë për një musliman të gjejë punë hallall, një punë etike, të pastër, por më e rëndësishmja që ofron një mjedis pune hallall. Shumica prej nesh, janë duke punuar ne mjedise të hapura te punës, të cilat janë kryesisht mjedise të përziera pa kod të qartë ndërveprimi midis dy gjinive. Këto mjedise janë rrallë të sigurta nga dramat sociale, historitë e dashurisë, tensionet dhe ajo që njihet si “politika e zyrës”.

Pyetja është, si një musliman, që dëshiron të jetë produktiv dhe përfaqësues i fesë së tij, si duhet të përballesh me një situatë të tillë?

Përgjigja klasike është të dilni prej andej! Dhe gjeni një punë hallall me një mjedis hallall, por mund të imagjinohen, pasojat e një përgjigjeje të tillë në spektrin më të gjerë të komunitetit mysliman.

Kjo pyetje ka qenë në mendjen time ndërsa kohët e fundit më futën në një mjedis zyre dhe kuptova se gjërat janë ‘pak’ ndryshe atje sesa në mjedisin tim të zakonshëm të punës ‘gjithë-musliman’. Unë iu drejtova për këshilla disa miqve të mi me shumë përvojë dhe i kam ndarë përgjigjet e tyre më poshtë plus edhe mendimin tim rreth kësaj çështjeje .

10 këshillat kryesore :

1. Sigurohuni që të paktën puna në të cilën jeni duke punuar është  hallall: Nga pikëpamja etike dhe fetare, është mjaft keq që duhet të përballesh me punën në një mjedis jo hallall, të paktën sigurohu që të ardhurat që fiton të jenë hallall.

2. Vendosni parametrat tuaj fetarë sapo të filloni punën: Kohët e namazit, pushimet e namazit të xhumasë, mos shtrëngimi i dorës me gjininë e kundërt, çfarëdo qoftë ajo, sigurohuni që të bëhet e qartë sapo të bashkangjiteni. Për ta bërë këtë nuk është e thene t’i shpallni këto veprime, por thjesht të vazhdoni t’i bëni ato, dhe të prisni që personi tjetër t’i kuptojë. Nëse ata ngrenë ndonjë pyetje, atëherë ju shpjegoni shkurtimisht për zakonet dhe detyrat tuaja fetare, përndryshe ju mund të hyni në më shumë detaje nëse ata tregojnë më shumë interes. Nëse e keni nisur keq punën dhe tani befas dëshironi pushime lutjesh/të premte etj., prisni rezistencë dhe njerëzit do thonë “mirë, ai nuk falej më parë!” Gjëja më e mirë është të flisni me menaxherin tuaj për kërkesat tuaja të reja dhe të shpjegoni rëndësinë e tyre.

3. Buzëqeshni, flisni dhe jini të sjellshëm me të gjithë: Mos krijoni mini-grupe brenda zyrës, nuk dëshironi të lidheni me ‘ata shumë’ ose ‘ata atje’, jini neutral dhe do të shmangni 99% e politikës së zyrës. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse ata janë një grup muslimanësh / jomuslimanësh në zyrën tuaj, jini të këndshëm me të dyja palët.

4. Asnjëherë mos përgojoni/ bëni thashetheme: Është e ndaluar në fenë tonë dhe do t’ju çojë vetëm në telashe. Ju kujtoj këtu pasojat e rrezikshme të përgojimit,  lexoni kapitullin 49, vargun 12, ku Allahu thotë:

“O ju që besuat! Shmangni dyshimet sa më shumë (sa të jetë e mundur): sepse dyshimi në disa raste është mëkat: Dhe mos spiunoni njëri-tjetrin pas shpine. A dëshiron ndonjëri prej jush të hajë mishin e vëllait të tij të vdekur? Jo, ju do ta urreni atë… Por kini frikë Allahun. Sepse Allahu është shumë pranues dhe mëshirues.” Kapitulli 49, Ajeti 12,

Për më tepër, lidhur me thashethemet, Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) ka thënë në një hadith të thjeshtë se një person që lë atë që nuk është punë e tij/saj është një shenjë e Islamit të tyre të mirë. Nëse njerëzit e tjerë fillojnë të bëjnë thashetheme, përpiqen të ndryshojnë temën, ose thjesht e injorojnë atë, mos i hidhni kurrë benzinë ​​zjarrit!

5. Nëse një person fillon t’ju tregojë për mëkatet e tij : biseda rreth shfrytëzimeve intime, historive të natës ose të tregohen mendimet për një anëtar tjetër të stafit, nevojitet gjysmë buzëqeshje dhe një tërheqje e sjellshme ose një justifikim për t’u larguar, në vetën tënde falënderoje Allahun që ju udhëzoi, dhe lutuni që edhe atë person/koleg ta udhëzojë në po të njejtën mënyrë.

Mos qëndroni duke dëgjuar nëse nuk mund të largoheni, në këtë rast, d.m.th nuk duhet te qëndroni në këmbë e as të uleni atje, thjesht bëni mendërisht një listë të gjërave që duhet të bëni, në mënyrë që të dukeni të pa interesuar, por jo të vrazhdë, nuk ka nevoje te bashkoheni ne të qeshurat me shakatë e pista, thjesht largohuni ,injoroni. Nëse mund ta ndryshoni temën, atëherë veproni nëse nuk mundeni atëherë tërhiquni. Nëse dikush pyet “a nuk të duket qesharake?”, thjesht thuaj “me të vërtetë nuk është humori im” ose edhe “jo me të vërtetë”.

6. Nëse dikush fillon t’ju ngacmojë ose të bëjë shaka për sjelljen tuaj, si leximi i Kuranit, atëherë me nënqeshje thuaj ‘paj është libri më i mirë që kam lexuar ndonjëherë’ do të bëjë mrekulli. Më duket se një gjysmë qeshje , gjysmë buzëqeshje, ngritje supesh dhe ‘po kështu jam unë’ bën mrekulli. Ofroni shpjegim fetar nëse dikush ju pyet drejtpërdrejt dhe jo gjatë ngacmimit.

7. Nëse zyra është e përzier (që ka shumë të ngjarë të jetë kështu) dhe çdo grua ose burrë fillon të ju kriikojnë, thjesht ju mos u lëshoni dhe sigurohuni që sjellja juaj të jetë shembullore. Asnjëherë mos lejoni që një grua ose një burrë të qëndrojë shumë pranë jush ose t’ju çojë në një qoshe. Ftojn telashe. Nëse e bëjnë, kthehuni në heshtje. Nëse gjeni se dikush fillon të bëhet shumë personal, ju blen dhurata, ushqim ose rri pranë shtëpisë tuaj, atëherë ji i sjellshëm, por pak i preokupuar.

8. Nëse e vëreni që po josheni nga një anëtar i stafit në zyrë (ndodh, ne jemi vetëm njerëz! Dhe shejtani po punon shumë) kërkoni nga Allahu udhëzim dhe forcë dhe filloni të bëni agjërime vullnetare, kjo do t’i largoj këto mendime dhe do tua vendos mendjen drejt.

9. Personat më të rëndësishëm në ndërtesë janë personeli mbështetës, p.sh. korrierat, recepsioniatat, pastruesit. Gjithmonë u jepni atyre një përshëndetje dhe një buzëqeshje të sjellshme dhe nëse ata zbrazin koshin tuaj te mbeturinave atehere falënderojini, por nëse janë të gjinise së kundërt gjithmone mbajeni buzëqeshjen e heshtur .

10. Së fundi, çdo mëngjes sigurohuni që të falni 2 rekatet e Duhasë (minimumi 2, mund të falni deri në 8 rekate nëse dëshironi) para se të shkoni në punë, kjo do të ndihmojë në vendosjen e bereqetit / bekimit në çdo gjë qe ju bëni. Përkujtimi i vazhdueshëm i Allahut në çdo kohë, dhe dua dua dua! Ju do të jeni plotësisht të pajisur inshaAllah për të përballuar çdo situatë që shfaqet në çdo zyrë.

Këto janë disa nga këshillat që unë dhe miqtë e mi të ngushtë arritëm të gjenim së bashku, po ju? Ndonje ide? këshilla? A jeni përballur ndonjëherë me situata si muslimanë të cilat e keni pasur veçanërisht të vështirë t’i trajtoni?

Shkruar nga :Mohammed Faris/productivemuslim

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit